Softuer

Mundësohet hulumtimi i trupit të njeriut me HTML5

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
Mundësohet hulumtimi i trupit të njeriut me HTML5

Google e paraqiti aplikacionin në WebGL Camp. WebGL është një platformë e tërthortë me grafiqe 3D API që janë të dizajnuara për të sjellur shtesën 3D në web falas. Kjo shtesë përdor elementet HTML5 Canvas dhe nuk kërkon Flash, Java ose shtesa të tjera për të punuar me grafiqe.

Nëse vizitoni www.bodybrowser.googlelabs.com në një web-shfletues që e mbështet HTML5, ju do të shihni mostra tridimensionale të anatomisë së njeriut. Këto pamje mund t’i rrisni, rrotulloni ose të kërkoni dhe të shihni pjesët përkatëse që dëshironi.

WebGL nuk punon me të gjithë shfletuesit që ekzistojnë, por tani për tani versionet beta të Firefox-it, Google Chrome-it dhe Safari-t e mbështesin atë.

Sapo keni marrë një shfletues të përshtatshëm, vizitimi i ballinës në Body Browser tregon trupin e njeriut. Ekziston mundësia që të ndryshohet lëkura, muskujt dhe sistemi skeletor.

Ajo se çfarë e bën shumë të mirë është zmadhimi i secilës pjesë të trupit dhe paraqitja në hollësi e ndërtimit, posa shtypet me mi në atë pjesë përkatëse. Mund të lëshohen ose të ndalen shumë aplikacione që mundësojnë prekjen e shumëfishtë kështu që përdoruesit e trackpadëve ose miu me shumë prekje mund ta zmadhojë atë me lehtësi.

Kjo është një paraqitje e mahnitshme e teknologjisë së re në web. Vërehet qartë çështja e përdorimit mund të jetë në lëmi të ndryshme si industria e kujdesit për shëndet, mësimdhënësit dhe studentët mund të përfitojnë nga kjo paraqitje gjithashtu e të tjerë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>