Softuer

Mundësi e lehtë për shkëmbim të fotografive nga iPhone

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Mundësi e lehtë për shkëmbim të fotografive nga iPhone

Picplz është si Twitter visual. Përdoruesit mund të publikojnë fotografi nga celularët e tyre që janë të etiketuara me mundësi opsionale për një përshkrim të shkurtër. Fotografitë shfaqen në Picplz.com, por përdoruesit mund t’i publikojnë ato edhe në Twitter, Facebook dhe Foursquare.

“Ne e kemi aplikacion shumë të thjeshtë që përdoruesit të mund të shprehin veten pa u munduar shumë,” tha Dalton Caldwell, bashkëthemeluesi i Picplz dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv. Caldwell dhe bashkë-themeluesi tjetër, Bryan Berg, filluan të punojnë në aplikacione pasi i shiten aksionet e Imeem tek MySpace. Ata filluan me ueb faqe dhe aplikacion për Android, dhe tani kane rreth 50.000 përdorues.

Sigurisht, shumë kompani tjera ofrojnë gjera të ngjashme. Flickr dhe Picasa janë për shkëmbimin e fotografive online, me Tumblr dhe Twitter mund të publikoni foto dhe shërbimet si Twitpic dhe Yfrog janë ekskluzive për fotografi nga celularët.

Caldwell thotë se ka vend edhe për diçka të re qe i kombinon të gjitha këto elemente. Shumë persona kanë celularë me kamera me kualitet të lartë, dhe aplikacioni ju mundëson të shkëmbeni fotografitë tuaja duke i etiketuar me lokacionin ku jeni.

Për dallim nga ueb faqet për shkëmbimin e fotografive online, Picplz është i përqendruar tek aplikacionet për celularë. “Un mendoj se për gjeneratat e reja të kompanive, më të rëndësishme duhet të jenë aplikacionet sesa ueb faqet,” Caldwell tha.

Lajmet e fundit>