Softuer

Mundësohet ndryshimi i shfletuesit në Windows 8

Mar 12 2012
0 Shpërndarje
Mundësohet ndryshimi i shfletuesit në Windows 8

Windows 8, ashtu siç mund ta dini, i ka dy forma: desktopin familjar me të cilin jemi mësuar dhe ndërfaqen e re Metro. Metro ndryshon nga nga Windowsi tradicional në shumë rrugë, por njëra nga rrugët është që Microsoft do ta ketë fjalën përfundimtare rreth asaj se si do të funksionojnë aplikacionet, pasi që përdoruesit e sistemit Windows 8 do të jenë në gjendje të shkarkojnë aplikacione nga Metro nga dyqani Windows Store.

Duke e ditur këtë për sistemin e ri operativ, a do të lejojë ndërmarrja Microsoft shfletues të tjerë të uebit që të funksionojnë në Metro? Përgjigja është po dhe Mozilla tashmë është duke punuar shumë për të zhvilluar version për Metro të shfletuesit Firefox. Kjo u tregua në blogun personal të njërit nga zhvilluesit e ndërmarrjes. Ai tregoi gjithashtu diçka tjetër: Aplikacionet si shfletues do të funksionojnë më ndryshe se aplikacionet e tjera për Metro.

Bondy tregon një referencë nga ndërmarrja Microsfot që tregon se shfletuesit për Metro nuk janë tërësisht të kufizuar në ambientin Metro. Kjo nënkupton, ashtu siç e përshkruan Bondy, që shfletuesi mund të jetë aq i fuqishëm sa i njëvlershmi i tyre në desktop, me mundësinë për të kryer multitask, shkarkim të skedarëve në sfond dhe lëshimin e aplikacioneve të bazuar në HTML5.

Ekziston një gjë që duhet të plotësohet: që një shfletues të funksionojë në Metro, përdoruesit duhet ta përzgjedhë atë si shfletuesin e nënkuptuar. Kjo nuk do të jetë një çështje për shumicën e dashamirësve të shfletuesit Firefox dhe Chrome, por kjo nënkupton që ju nuk do të jeni në gjendje që të hapni shumë shfletues në Metro./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>