Analiza

Musk: Apple do ta humbasë luftën e smartfonëve pa Steve Jobs

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Musk: Apple do ta humbasë luftën e smartfonëve pa Steve Jobs

Apple ishte e drejtuar nga mendja e Steve Jobs. Që kur ai ndërroi jetë në vitin 2011 ka pasur shumë deklarata se kompania nuk do ta realizonte dot ëndrrën e tij edhe pse kishte thashetheme se ekzistone një “guidë” drejt suksesit.

Tani Elon Musk, krijuesi i Tesla dhe SpaceX thotë se Apple do ta humbasë luftën e smartfonëve në treg ndaj Google, kjo sepse nuk ka më mbështetjen e Steve Jobs.

Ai i tha këto fjalë në një tryezë zyrtare në Londër. Munsk nuk është personi i vetëm që ka folur për këtë çeshtje dhe për shqetësimet e tij në lidhje me gjendjen e Apple në treg.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak ka thënë se Microsoft mund të jetë më inovativ se Apple.

Tim Cook, njeriu që mori drejtimin është kritikuar ashpër për aftësitë e tij si dhe gjithashtu për mënyrën e të bërit të gjërave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>