Lajmet

My Job Chart organizon punët e përditshme për fëmijët dhe iu mëson atyre rëndësinë e parave

Apr 28 2014
0 Shpërndarje
My Job Chart organizon punët e përditshme për fëmijët dhe iu mëson atyre rëndësinë e parave

kqkcnmcksdo4j9skpbagUeb/Android/iOS: My Job Chart e përdor idenë e mësimit të vlerës së parave për fëmijët me anë të një bordi të punës e dixhitalizon atë, duke paraqitur po ashtu edhe konceptet e shpërndarjes dhe ruajtjes.

Si dhe, është platformë falas dhe e drejtpërdrejtë, duke shtuar kështu komoditet shtesë. Lehtë rregullohet. Regjistrohuni për ta hapur një llogari, shtoni fëmijët e juaj në të dhe më pas zgjidhni një listë të punëve të cilën dëshironi t’ua ofroni atyre, së bashku me një afat të fundit për ta kryer (që përsëritet, ose që është vetëm një herë). Për çdo punë, ju po ashtu duhet të vendosni pikët që fëmija juaj i fiton pas përfundimit.

Këto pikë janë “sistemi i monedhave” që My Job Chart shpreson t’i përdorë për t’i mësuar fëmijët më tepër për paratë. Fëmijët janë të lirë për të ruajtur, shpenzuar ose shpërndarë pikët që i fitojnë. “Save” mund të shoqërohet me ndonjë llogari bankare të cilën mund ta kenë fëmijët. “Share” mund të lidhet me shoqata bamirësie.

Dhe “Spend” është e lidhur me shpërblime si një përrallë përpara gjumit ose çfarëdo që ata dëshirojnë nga Amazon, të cilat gjëra mund t’i shtoni. Aplikacioni ju përkrah që të flisni me fëmijët e juaj rreth dobive që mund të kenë nga kursimi, shpërndarja dhe shpenzimi dhe duke ua mundësuar atyre më pas që të vendosin se çfarë dëshirojnë të bëjnë me pikët që ata kanë fituar.

Në fund është një bord me porosi që ju ndihmon juve dhe anëtarëve të familjes suaj që të komunikoni me njëri-tjetrin në mënyrë që çdo gjë të jetë në përputhje me punët dhe shpërblimet.

My Job Chart | nga Moneyning

My Job Chart (Free) | iTunes App Store

My Job Chart (Free) | Google Play Store (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>