Lajmet

MyPermissions shfaq aplikacionet që iu qasen të dhënave tuaja

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
MyPermissions shfaq aplikacionet që iu qasen të dhënave tuaja

772378902132601669Android: Një ndryshim i bërë së fundi në sistemin e lejimeve të Google Play e bëri të mundshëm për zhvilluesit që të përdorin këto lejime të reja pa e kuptuar ju fare në disa raste. MyPermissions ju ndihmon që të riktheni pak kontroll.

Problemi më i madh me atë se si Android merret me leje është që ju e shihni vetëm një listë gjigante të lejeve kur e instaloni së pari atë. Ju mund ta shihni vetëm një aplikacion në një kohë, kështu që nuk mund të shihni aplikacionet e ndryshme që, le të themi, kanë qasje në lokacionin ose fotografitë e juaja, pa shkuar tek opsionet e aplikacioneve.

MyPermissions e merr një qasje tjetër. Ai skanon sistemin tuaj dhe iu bën me dije se sa aplikacione kanë ndonjë lloj të lejimit dhe më pas ju mund t’i fshini ato, t’i etiketoni si të pasigurta, ose t’i raportoni ato aplikacione. Fatkeqësisht, ai nuk ju ofron më tepër kontroll se sa që e bën Android-i. “Anulimi” i lejimit për një aplikacion nënkupton thjesht fshirjen e tij. Sidoqoftë, shikimi i të gjitha aplikacioneve që kanë qasje në të dhënat e juaja, paraqet një fillim të shkëlqyer. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>