Softuer

Myspace bëhet ofertuesi i katërt më i madh në botë për Email

Aug 2 2009
0 Shpërndarje
Myspace bëhet ofertuesi i katërt më i madh në botë për Email

Ueb faqja e rrjetit social ka hequr mjaftë shumë gjatë viteve të fundit për të mbajtur pjesëmarrje në treg kundrejt rivalit Facebook, por tani më në fund ka paraqitur një veçori unike për të ndihmuar ndarjen prej konkurrentit. Facebook iu mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe dhe ti pranojnë ato, por kjo gjë është e limituar në bazë të shokëve në listën tuaj të kontakteve dhe ka mungesë të veçorive që do t’i prisnit nga një llogari tradicionale për postë elektronike.

Ajo që e shtynë MySpace të ofrojë këtë veçori unike është numri i madh i përdoruesve. Me mbi 130 milion llogari anembanë botës, menjëherë MySpace merr pozitën e ofertuesit të katërt më të madh në botë dhe të dytin në SHBA, pas Yahoo-s. Gmail nga Google renditet në vendin e pestë. Përdoruesit e MySpace automatikisht do të marrin një e-mail adres në bazë të URL-s që okupojnë dhe ndryshimi i e-mail adresës gjithashtu do të ndryshojë URL-n e faqes së profilit.

Në bazë të veçorive mbahet mjaft mirë me konkurrentët tradicional, por për fat të keq nuk ka përkrahje për POP/IMAP. Për dikë kjo nuk është kushedi se çfarë problemi, por ky shërbimi për e-mail është mjaft i kërkuar prej përdoruesve për shkak se nuk lejon eksportim të të dhënave.

Tani e keni radhën ju të testoni një e-mail në @myspace.com

Lajmet e fundit>