Biznes

MySpace shitet për 35 milion dollarë

Jun 29 2011
0 Shpërndarje
MySpace shitet për 35 milion dollarë

Shefi ekzekutiv Mike Jones si dhe një pjesë e mirë e stafit, më nuk do të jenë pjesë e kompanisë. “Në pajtim me marrëveshjen ne po bëjmë një sërë ndryshimesh përbrenda, dhe padyshim në këtë aspekt do të preket edhe fuqia punëtore. Unë do të asistojë me Specific për të përfunduar tranzicionin gjatë dy muajve të ardhshëm, dhe më pas do të largohem nga pozita e CEO’s së MySpace”.

News Corp, ka deklaruar qysh në shkurt se është gati të shes MySpace’in, dhe çmimi fillestar ishte paraparë rreth 100 milion dollarë. Për kuriozitet në vitin 2005, News Corp bleu faqen për 580 milion dollarë nga pronari origjinal, por gjatë viteve të fundit rënien e trafikut nuk po ka kush e ndal. All Things Digital raportoi se News Corp do të ketë ende 5 deri në 10% të aksioneve edhe pas blerjes.

Disa raporte tjera sugjerojnë se 50% e stafit mund të shkurtohet pas shitjes, dhe gjasat janë të mëdha se rrjeti social do të vazhdojë rrugëtimin e fokusuar në muzikë. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>