Biznes

MySpace redukton stafin gati përgjysmë

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
MySpace redukton stafin gati përgjysmë

Një deklaratë e dhënë nga shefi ekzekutiv Mike Jones ka sinjalizuar se rreth 500 punonjës do të preken nga vendimi, që do të zbatohet në të gjitha divizionet globale. “Me rilansimin tonë të fundit si një destinacion i argëtimit për Gen Y, ne shpalosëm një fokusim më të shtrenjtuar, një produkt më të avancuar dhe një platformë teknologjike më të avancuar” tha Jones në një deklaratë.

Tani duket se MySpace ka pak strategji në dyqan. Në një nivel ndërkombëtarë, kompania do të futet në partneritet lokal me Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Australinë për të menaxhuar shitjet e reklamave dhe përmbajtës. Përveç kësaj, MySpace do të bashkohet edhe me .Fox (lexohet dot.Fox) Networks, me të cilën ka partneritet në territore tjera ndërkombëtare. Detajet rreth partneritetit lokal me Gjermaninë dhe Australinë nuk janë bërë të ditura.

MySpace – origjinalisht një rrjet social në radhët e Facebook – së pari paraqiti planet për të ndryshuar imazhin e saj në tetor, kur edhe bëri të ditur se do të jetë një port për argëtim, në vend se të jetë një vend ku miqtë takohen online. Qysh prej asaj kohe, faqja ka një pamje të re, gjersa gjithashtu ka paraqitur edhe programe si Hijacks, që iu jep mundësinë yjeve të “marrin” përsipër faqen për disa intervale të caktuara. Thashetheme tjera rreth MySpace thonë se faqja ende po vuan nga rënia e trafikut dhe të hyrave – dhe madje ka gjasa të shitet gjatë këtij viti.

Në një tjetër deklaratë Jones tha se MySpace “ i ri” do të jetë trend pozitiv dhe faqja do të ketë rkthim të përdoruesve të rinj. Jones shtoi se më shumë se 3.3 milion profile të reja janë krijuar qysh prej se është paraqitur ridizajnim dhe ka pasur një rritje prej 4% në përdorimin mobil mes muajit nëntor dhe dhjetor, duke e sjellë numrin total në 22 milion. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>