Analiza

MySpace si Facebook!

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
MySpace si Facebook!

Një transmetim në faqe përbëhet nga përditësimet e statusit nga miqtë kurse pjesa tjetër rendit pjesët e përmbajtjes që po shkëmbehen nga një rrjet i një personi.

Versioni i ri ka filluar me paraqitje në disa vende të ndryshme të botës, ndërsa ridizajnimi zyrtar pritet të paraqitet me 19 gusht.

Ekspertët  e teknologjisë janë shprehur se pamjet e reja me dy shtylla të MySpace, ngjasojnë mjaft shumë me “Furnizimin me lajme” të Facebook.

Mike Shieldss nga Media Week tha: “MySpace po duket çdo ditë e më shumë si Facebook… Pamja e re, një prej disa ndryshimeve të planifikuara në këtë faqe, është një largim prej pamjes tipike të errët dhe të ngarkuar të MySpace”.

Përmes përfshirjes së një shtylle të dedikuar tërësisht për përmbajtje që përdoruesit po shkëmbejnë, MySpace po shpreson të vendos një mbështetje më të fuqishme në zbulime të përmbajtjeve përgjatë faqes. Dizajni i ri gjithashtu përfshin edhe një ndarje “My Stuff” dhe një seksion të ri të quajtur “Recommendations”. “My Stuff lejon përdoruesit të kenë qasje të shpejtë në fotot, videot dhe muzikën e tyre, pa pasur nevojë të largohen nga faqja kryesore. Dhe të gjitha rekomandimet (lojërat, njerëzit që mund t’i njihni apo ngjarjet) tani janë kombinuar në një vend, përkatësisht në ndarjen e “Recommendations”.

ComScore me të dhënat e saja të fundit ka shpalosur se numri i audiencës së MySpace ka rënë 49 prë qind prej vitit të kaluar, duke rënë kështu nga 6.5 milion vizitorë në muajin maj të vitit 2009, në vetëm 3.3 milion në maj të vitit 2010.

MySpace, që është themeluar në vitin 2003, në kulmin e saj ka pasur më shumë se 100 milion përdorues të regjistruar, por audienca e saj ka pësuar rënie qysh prej ngritjes së Facebook në vitin 2008, dhe kjo e fundit tani po kalon mbi 500 milion përdorues të regjistruar.

Lajmet e fundit>