Analiza

Në analizë: LitteBigPlanet 2

Jan 13 2011
0 Shpërndarje
Në analizë: LitteBigPlanet 2

Pavarësisht nëse e luani vetëm apo online, ju do të gjeni më shumë sesa detyra kërcimi në secilin nivel. Gjërat e çuditshme dhe qesharake që ndodhin në LittleBigPlanet 2 tingëllojnë si një ëndërr duke ju shtyrë të vrisni egërsira duke hedhur pasta dhe globe të mbushura me materiale të ndryshme, duke mbrojtur trurin e njërit me një anije miniaturale, duke qëndruar një hapa para një roboti në formë gjeli dhe duke shkatërruar keqbërës monstruoz.

Skenarët e çuditshme janë vetëm fillimi. Në vend se të tërhiqni vetën dhe vetëm të mbroheni ju gjeni vetën të përballur me fuqi dhe asistenca të reja. Grabinator ju mundëson të kapni dhe t ë gjuani gjëra të rënda. Splashcannon mbushet me balonë të ujit duke mundësuar rritjen e pemëve dhe duke mundësuar fikjen e zjarreve; dhe helmeta Creatinator mund të gjuajë pothuajse çdo gjë. Ju shpesh do të lëvizni prej një rreshti të përshtatshëm të kapjes në praktikë serioze e në mjeshtrim të saj. Gjithnjë duket se përditësime të reja do t’ju presin rrugës dhe që të gjitha kombinojnë ndjenjën tek vogëlushi i fuqishëm që ishte i pranishëm edhe në titullin e parë.

Edhe lodrat nuk i afrohen shënimit të kufijve të imagjinatës së LittleBigPlanet 2. Është vështirë të argumentohet se nivelet anësore në mini-lojërat në modusin multiplayer sikurse biliarda dhe pong janë gjëra të kujtueshme, por prisni befasi të reja me RoboBun, Sackbot, The Cosmos, etj.

Gjërat mekanike në LittleBigPlanet 2 asnjëherë nuk bëhen të vjetra sepse ato vazhdimisht ndryshojnë. Luajta me miq është gjëja më e këndshme, në veçanti pasi që ka një grusht zonash të fshehta që mund t’i arrini vetëm me asistencën e një miku apo dy apo tre prej tyre. Edhe kur luani vetë, megjithatë mund të prisni shtatë apo më shumë orë në kampanjë të mbushura me gjëra të ndryshme dhe me personalitete argëtuese.

E gjëja më mahnitëse në lojë është se pavarësisht përfundimit të misionit pa vdekur, pas mbledhjes së çdo gjëje të mundshme, dhe pas arritjes së majeve të tabelave të niveleve, ju ende nuk mund të thoni se keni quar punën në gjysmë e lëre më ta përfundoni. Gjersa veçoritë e shumta të përpunimit sipas dëshirës e bëjnë lojën të fuqishme, LittleBigPlanet është gjithashtu në vete edhe një platformë e fuqishme për zhvillim. Ju mund të zbatoni çdo ide tuajën në zonën e argëtimit duke u bërë kështu krijues të përvojës suaj.

Ju gjithashtu do të gjeni mësime të këndshme me zërin e Stephen Fry, që ju tregojnë sesi të krijoni çdo gjë, prej skenarëve e deri tek animimi i pengesave dhe manipulimi i mikroçipave. Secili mësim gjithashtu ju jep një shpërblim, të cilin do të mund ta shfrytëzoni në secilin nivel që krijoni vet. E më pas mund edhe t’i publikoni dhe t’iu mundësoni edhe të tjerëve që t’i shkarkojnë.

LittleBigPlanet 2 gjithashtu ka fituar edhe disa vegla të reja si Controdinator që është veçanërisht më i fuqishëm dhe me gjëra të reja. Vetëm kjo vegël, e dalluar prej të tjerave ka hapur një derë të gjerë në një grusht pasurish të reja. Ndoshta do të ishte edhe më lehtë listomi i gjërave që nuk mund të bëni me LittleBigPlanet 2. Aksion, RPG, Simulator fluturimi, gara me makina, luftë, komedi, aventurë, e shumë çka tjetër është e disi e pranishme në lojë. Madje disa kanë tentuar edhe të bëjnë një FPS primitiv nga loja. Po të ishte qenë loja një vegël e qasshme nga artistët para se ajo të paraqitej në treg, një vetëm mund të imagjinojë gjërat se çka do të mund të krijonin.

Edhe nëse vendosni se nuk keni kohë dhe durim për të ndërtuar një vepër arti – dhe mos u habisni, se zhvillimi i lojërave këtu kërkonë kohë – ju mund të shpenzoni javë të tëra duke luajtur, vlerësuar dhe komentuar tentimet e të tjerëve. Qoftë nëse po kërkoni një diversion solo apo miq online për  argëtim, shprehje personale apo përfshirje në komunitet, për ju nuk do të jetë asnjë arsye që të mos ju shtyjë të futeni dhe të eksploroni ambientet e egra të LittleBigPlanet 2. /pcworldalbanian

Të mira:

  • Lojë që sjellë argëtim të jashtëzakonshëm
  • Shumë power-ups
  • Koleksion i madh i veglave
  • Veçori të shumta me komunitetin
  • Me tona gjëra që mund të mblidhen
  • Dizajne të dallueshme dhe të bukura të niveleve

Të këqija:

  • Loja nuk paraqitet sfiduese
  • Disa nivele të çuditshme
  • Nuk mund të shpejtohen mësimet (tutorials)


Vlerësimi final: 9.0

Lajmet e fundit>