Vëzhgim

Nëna tepër e zënë me Facebook, harron fëmijën dhe ai vdes!

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
Nëna tepër e zënë me Facebook, harron fëmijën dhe ai vdes!

Nëna, 34 vjeçarja Shannon Johnson, raportohet tu ketë thënë autoriteteve se ajo ishte duke luajtur një lojë në Facebook të quajtur “CafeWrld”, duke shikuar gjërat e ndërlidhura me miqtë e saj në kuadër të këtij rrjeti social dhe duke shkëmbyer video, gjersa në anën tjetër djali i saj ishte në vaskë. Johnson pretendoi se fëmija ishte në vaskë për një total prej 10 minutash, dhe se gjatë kësaj kohe ajo së paku njëherë ka shikuar sesi po qëndrojnë gjërat. Kur ajo nuk dëgjoi asnjë zë nga banja, ajo shkoi për të kontrolluar fëmijën, por e gjeti atë të kthyer në krahë me fytyrë të fundosur nën ujë. Johnson menjëherë vrapoi për ta dërguar atë tek spitali më i afërt, por aty vetëm iu konfirmua vdekja e fëmijës.

Kur hetuesit pyetën Johnson se pse e ka lënë fëmijën 13 muajsh pa mbikëqyrje në vaskë, ajo tha se djali i saj ishte i pjekur para kohe dhe thjeshtë dëshironte të rrinte vetëm. Johnson është arrestuar nga autoritetet lokale, dhe pritet të përballet me gjyqin gjatë kësaj jave, me ç’rast ajo mund të përballet me një akuzë që ka të bëjë me abuzim të fëmijës që rezultoi me vdekje. 

Ky rast vetëm konfirmon atë se deri ku ka arritur niveli i varësisë ndaj rrjeteve sociale. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>