Lajmet

Në Prishtinë vazhdon punët konferenca për softuer të lirë dhe të hapur

Sep 26 2010
0 Shpërndarje
Në Prishtinë vazhdon punët konferenca për softuer të lirë dhe të hapur

Ligjërata e parë kryesore u mbajt nga Mikel Maron rreth Neo-Geo-Politics, i cili u koncentrua në çështjet e kodit të hapur dhe në të dhënat e hapura në kufij, konteste dhe vende margjinale. 

Ndërsa pas kësaj ligjërate u mbajtën edhe të tjerat nga folësit si: Marco Fioretti rreh fuqisë së skriptimit: pse dhe si të promovohen gjuhët e skriptimit në shkolla dhe biznese të vogla, Torneu VIzaso i cili shpjegoi shumë gjëra interesante rreth Sugar, Arnaud Deleurne – Geospatial Open Source software for diffusce spatial data, Rob Savoye – Reverse Engineering of Properietary Protocols, Tools and Techniques, Kim Bruning rreth Wikipedia, Benjamin Ducke rreth softuerit me kod të hapur dhe infrastrukturës me të dhëna në mbështetjen e mëtutjeshme të projektit për përdorim të tokave (FSLU), që është një projekt që po implementohet në Kosovë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, Bert Desmet – Si të jetohet me SE Liunx, , Luca Pescatore me temën Si të bësh biznes në Ballkan, Edi Bunjaku përdorimi i OSM për përcjellje me GPS, Igor Stamatovski – çështjet shtetërore e komunitetit të lirë dhe të hapur në Maqedoni, e kështu me radhë.

Në mesin e temave që tërhoqën një vëmendje të madhe ishte edhe tema “How to make Busine$$ in Balkans” nga Luca Pescatore, i cili u koncentrua në shpjegimin e mënyrave sesi të krijohet një biznes i vogël dhe të fitohen para duke përdorur softuer të lirë dhe të hapur, në mënyrë legale. Ai theksoi se Kosova nuk posedon kushte mjaft të mira për të regjistruar një biznes sepse ka shumë pune me dokumente dhe duhesh të vizitosh më shumë se 10 zyre për të regjistruar një biznes, ndërsa në Shqipëri ai thekson se regjistrimi i biznesit është diçka që arrihet më lehtë dhe kryhet në një zyre brenda një dite.  Pescatore gjithashtu bëri një paralele krahasuese mes shteteve të Ballkanit për regjistrim të biznesit dhe nivel të tatimit , si në Serbi, Mal të zi, Kroaci, Kosovë, Shqipëri, etj dhe sipas tij secila prej tyre ofron kushtet e veta të tatimit të biznesit, megjithëse disa i kanë më të mira e disa më të këqija. 

Pescatore vuri në pah edhe problemet e pranimit të pagesave në Ballkan, sepse siç shpjegon ai, PayPal nuk ofron ende përkrahje për shtetet si Kosova, Shqipëria apo Bosnja. “Nëse hapi një llogari në Gjermani dhe i dërgoj parat që i fitoj atje, tatimi do të jetë gjithsesi çështje që duhet ta kem parasysh. Por në një far forme edhe kështu mund të pranohen parat” shpjegon ai. 

Më tej ai bëri një shpjegim të detajuar të asaj sesi të merret me hua një zyre, çfarë çmime kanë ato në shtetet e Ballkanit, mënyrat sesi të shkëmbehet puna dhe zyra me të tjerët, shfrytëzimi i hapësirës në mënyrë efikase, marketingut, etj.

Luca Pescatore shpjegoi edhe sesi të përdoret Facebook për të reklamuar biznesin në kuadër të këtij rrjeti social. Ai përmendi edhe mënyrat e reklamimit përmes Google Ads, që sipas tij është një tjetër mënyrë për të reklamuar shërbimet që i ofroni. “Krejt varet sa të holla keni për të reklamuar dhe çfarë trageti po shqyrtoni për të reklamuar shërbimet tuaja” shpjegoi ai.

Kjo njëherësh ishte edhe ligjërata përmbyllëse e konferencës dy ditore që u mbajt në ambientet e Fakultetit Teknik në Prishtinë, e cila u vizitua nga një numër i madh i të interesuarve rreth softuerit të lirë  dhe të hapur. 

Në fjalinë përmbyllëse të konferencës fjalën do ta marrin James Mike DuPont (FLOSSK), Blerim Rexha (nga Qeveria e Kosovës) dhe Bernard Nikaj (Bashkë-udhëheqës i konferencës).

Lajmet e fundit>