Harduer

Nano-robotët mund të kryejnë operacionet në sy në të ardhmen

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Nano-robotët mund të kryejnë operacionet në sy në të ardhmen

Vendosja e një roboti në sy, mund të jetë inovacioni i ardhshëm në teknologjinë mjekësorë. Kërkuesit në Zurih, po ndërtojnë një tip roboti mikroskopik, që ndihmon në kryerjen e kirurgjive tepër delikate.

Kjo pajisje roboti ka një gjilpërë kontrolli dhe një diametër vetëm ¼ e milimetrit. Kjo do të thotë se është aq e hollë sa bisturia kirurgjikale dhe gjilpëra e saj është shumë e mprehtë.

Duke u nisur nga madhësia e robotit, çdo lloj kirurgjie mund të jetë e thjeshtë. Ndryshe nga robotët tradicionalë, është shumë i vogël për të mbajtur bateri. Kërkuesit zhvilluan një sistem të quajtur “The OctoMag”, që përdor një seri me elektromagnete rreth kokës së pacientit dhe kjo i jep energji vet robotit.

Pastaj duke ulur apo ngritur fuqinë magnetike të elektromagneteve, roboti mund të menaxhohet.

Sistemi aktualisht nuk është gati për njerëzimin, edhe pse kërkuesit ndërmorën një grup me eksperimente mbi këtë teknologji për të eksploruar sytë. Grupi i punës në Zurih po kërkon për perfeksionin e këtij roboti dhe krijimin e tij edhe në pjesë më të vogla deri në nanometër. (PCWorld Albanian)

Nano robot

Lajmet e fundit>