Harduer

Nano-SIM merr dritën jeshile për standartin e ri

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Nano-SIM merr dritën jeshile për standartin e ri

Instituti Europian i Standarteve të Telekomunikimit (ETSI) njoftoi se komisioni i ti,j ka arritur një marrëveshje lidhur me standartin Nano-SIM. Ka vetëm një problem: organizata nuk bëri të ditur se cila teknologji është përzgjedhur.

Sipas këtij Instituti, Komisioni i tij teknik i Platformës, Smart Card, ra dakord për një element të ri për kartën SIM, të quajtur “faktori forma e katërt”. Ky faktor i njohur më mirë si “Nano-SIM,” do të jetë 40 % më i vogël se kartat më të vogla ekzistuese SIM, por i vendosur mbrapsht do të jetë i përputhshëm me dizajnin ekzistues SIM.

Nano-SIM ka shkaktuar polemika në muajt e fundit, ndërsa Apple vendosi të marrë Nokian, Research In Motion dhe Motorolan për të krijuar teknologjinë e saj për këtë standard. Vota fillestare për të përcaktuar nëse teknologjia e Apple apo ajo e kompanive të tjera do të bëhej standard u planifikua të mbahej në mars, por ETSI vendosi ta shtynte në mënyrë që të arrinte një konsensus më të gjerë brenda industrisë.

Për të rritur shanset e saj për të fituar këtë votim, Apple lëvizi drejt një rritjeje domethënese të fuqive të saj votuese në fillim të këtij viti, duke regjistruar gjashtë kompani europiane në ETSI. Sipas rregullave të këtij të fundit, çdo kompani bijë me 8 miliardë euro ose më shumë të ardhura, ka të drejtë deri në 45 vota. Në atë kohë, Nokia kishte shumicën e votave në qoshen e saj me 92 të tilla.

Në një përpjekje për të zbutur tensionet për votimin e parë, Apple raportohet t’i ketë ofruar kompanive anëtare të ETSI alternativën për të përdorur standardin e saj Nano-SIM pa asnjë pagesë. Megjithatë, në mënyrë që të merrnin modelin e tyre falas, kompanive u duhej të ofronin “të njëjtat kushte në përputhje me parimin e reciprocitetit” ,në të gjitha standartet e industrisë që ata zotërojnë.

Bazuar në ngjarjet që pasuan, homologët e Apple iu shmangën ofertës. Në vend të saj, në fillim të këtij muaji, RIM, Nokia dhe Motorola tentuan një kompromis, duke krijuar një dizajn të ri për Nano-SIM-in e tyre që përfshin shumë, por jo të gjitha karakteristikat që gjenden në opsionin Apple.

Nuk është e qartë nëse Apple iu përgjigj në mënyrë të favorshme këtij kompromisi dhe si rrjedhojë u hap rruga që vota e sotme të shkonte në drejtim tjetër.

PCWorld Albanian do ta rifreskojë këtë histori kur të kemi më shumë informacion.  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>