Harduer

Nano-telat, shndërrojnë rrahjet e zemrës së miut në elektricitet

Jun 6 2010
0 Shpërndarje
Nano-telat, shndërrojnë rrahjet e zemrës së miut në elektricitet

Nano-gjeneratori do të mund të shtyjë para impiante të mjekësisë së shkallës nano të cilët do të mund të fuqizohen nga energjia e trupit të njeriut.

I njëjti ekip nga GIT par apesë viteve ka paraqitur nano tela të oksidit të zinkut të cilët mund të ofronin elektricitet nga një mi që po vraponte, apo për shembull nga prekja e gishtërinjve mes vete. Telat prodhonin elektricitetin në bazë të presionit mekanik, të quajtur efekt piezoelektricitet. Por tani, është vërtetuar se funksionon edhe në një kafshë të gjallë.

Zhong Lin Wang, një shkencëtarë i materialeve dhe inxhinier profesor pranë Georgia Tech, ka udhëhequr një ekip të lidhur me nano-gjeneratorë me diafragmën e miut.

Hulumtuesit kanë vendosur nano-tela të oksidit të zinkut në një polimeri fleksibil dhe e kanë mbështjellë në një polimeri tjetër për ta mbrojtur nga lëngjet e trupit. Kur lidhet me diafragmën e miut, frymëmarrja e kafshës zgjat nano-telin, dhe si rrjedhojë e kësaj gjenerohet një sasi e vogël e elektricitetit – rreth katër piko-amperë të rrymës në dy milivolt. Kur lidhet me zemrën e miut, nano-gjeneratori prodhoi rreth 30 piko-amperë në përreth 3 milivolt.

Gjeneratori i miut operon në shkallë të femtovatit – një piko-amperë është e një milionta e një miliontës së amperit, kështu që është një sasi shumë e vogël e elektricitetit. Por teknologjia ka potencial që të fuqizojë pajisje të shkallës nano, bëri të ditur Wang në një raport të paraqitur pas hulumtimit.

Ekipi është veçse duke punuar për të zhvilluar më tej teknologjinë dhe ka vendosur qindra nano-tela në një hark, duke sjellë një fuqi dalëse prej rreth 100 nano-amperë në 1.2 volt. Hapi i radhës është që ët lidhet një nano-gjenerator me fuqi më të madhe në brendi të kafshës, tha Wang.

Lajmet e fundit>