Vëzhgim

Nano, Walkman dhe Zune të rinj

Jan 16 2009
0 Shpërndarje
Nano, Walkman dhe Zune të rinj

altApple mund ta zotërojë tregun e audioplayer dixhitalë, por kjo nuk i ndal Microsoft dhe Sony që të marrin një pjesë të tortës. Të tri kompanitë prezantuan player të rinj të bazuar në flash, në shtator, që kanë madhësi, çmim dhe pajisje të ngjashme.
iPod Nano më i ri, kombinon ekranin e madh të gjeneratës së tretë Nano me dizajnin e hollë dhe altngjyrat vibruese të gjeneratës së dytë. Njësia 8 GB shitet për 149$ (50$ më pak se paraardhësi) dhe versioni me 16 GB vjen me 199$. Në pikën më të hollë, iPod Nano është 0.24 inç, 0.06 inç, thuajse i padukshëm, më i hollë se modeli i kaluar. Nano gjithashtu është 0.5 ons më i lehtë se paraardhësi. Zune i fundit, i bazuar në flash, mban 16 GB dhe kushton 199$. Modeli më i ri me harddrive mban 120 GB dhe kushton 249$ (njësoj si 120 GB iPod Classic). Programi i ri do t’i mundësojë pronarëve të Zune të zbulojnë, shënojnë dhe blenë këngët që dëgjojnë nga radioja FM e integruar. Pajisja gjithashtu do të japë rekomandime të personalizuara për muzikë, ngjashëm me opsionin Genius të Nano. Me rreth 0.3 inç trashësi, player i ri i Sony është Walkman më i hollë deri më tani, por ka trashësinë e njëjtë me gjeneratën e kaluar të iPod Nano. Modeli NWZ-S738 do të përfshijë kufje për anulimin e zhurmës, si dhe radion FM.  Ka kapacitet prej 8 GB dhe kushton 180$. Gjithashtu do të ketë funksionin e ri SensMe Channels të Sony, i cili automatikisht krijon kanale të bazuara në preferencat e përdoruesve. Për më shumë informacion rreth këtyre Luajtësve vizitoni find.pcworld.com/61699.

 

Lajmet e fundit>