Harduer

Nanostrukturat mund të rrisin 15 herë fuqinë diellore

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Nanostrukturat mund të rrisin 15 herë fuqinë diellore

nanowire1bNdërtimi i qelizave me fuqi diellore nga nanostrukturat në vend të konduktorëve standardë të metalit mund të rrisë masën e energjisë që kapet deri në një faktor prej 15, sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët e Qendrës së Nano –Shkencës në Danimarkë

Studimi i publikuar këtë javë , zbuloi se nanostrukturat janë një cilësi unike të përthithjes së dritës. Kjo do të thotë se sasia e shfrytëzuar e energjisë që vjen prej rrezeve diellore do të rritet. Kërkuesit u fokusuan në përmirësimin e cilësisë së kristaleve të këtyre nanostrukturave, që janë vetëm një strukturë me një diametër prej 1/10000 e qelizave njerëzore.

Efikasiteti limit e këtyre qelizave dritore, i njohur si “Shockley-Queisser Limit” ka qenë si pikë referimi për efikasitetin e qelizave diellore.

Shkencëtarët danezë, zbuluan që këto nanostruktura përqendrojnë rrezet e diellit në një hapësirë shumë të vogël në kristalet e nanostrukturave dhe për shkak se diametri i kristaltë është më i vogël se i kristalit tek gjatësia e valëve që vijnë nga dielli, ajo mund të shkaktojë rezonanca të intensitetit të dritës brenda edhe jashtë këtyre nanostrukturave.Nanowires solar

Këto rezonanca ofrojnë një konversion efektiv të energjisë diellore, sipas Peter Krogstrup kërkues në Institutin Niels Boht.

Këto nanostruktura janë parashikuar të kenë një potencial më të madh në zhvillimin jo vetëm të qelizave diellore, por gjithashtu edhe në kompjuterët e ardhshëm kuantik dhe në produkte të tjera elektronike.

IBM tenton të thyejë ligjin Moore në prodhimin e çipeve

” Do të ketë një impakt të madh në zhvillimin e qelizave diellore, zhvillimit të rezeve të nanostrukturave solare dhe madje të nxjerrjes së energjisë në një nivel ndërkombëtar ”tha Peter Krougstrup i Institutin Niels Boht.

“Gjithsesi do të kërkojë disa vite, përpara se prodhimi i këtyre qelizave diellore nga nanostrukturat të bëhet realitet” tha ai. (PCWorld Albanian)

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>