Harduer

NASA krijon raketën në printer 3D

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
NASA krijon raketën në printer 3D

2127-Watch-NASA-3D-printed-rocket-part-surviveNga picat tek raketat e mëdha, është mëse e sigurt të thuhet se NASA është tepër e interesuar në printimet 3D këto ditë. Por eksperimenti i fundit i saj mund të jetë më shfaqe spektakolare deri më sot.

Duke përdorur një teknologji të quajtur “selective laser meltin”,NASA ishte në gjendje të krijojë një injektor rakete, pjesa që e mbush me karburant raketën, vetëm me 2 komponentë në vend të 163 pjesëve që duheshin më parë për të ndërtuar një të tillë.

Qëllimi ishte të rriste efikasitetin dhe të zvogëlonte kostot, pa u ulur siguria. Deri më tani ky test-eksperiment i NASA duket se po shkon në rrugë të mbarë. Këtë javë ajo raportoi se kjo raketë e kaloi me sukses provën e 6000 gradëve Fahrenheit në Qendrën Marshall të Udhëtimeve Hapësinore në Alabama.

Kjo do të thotë se ky produkt i krijuar nga një printer 3D ka një potencial të lartë, është i sigurtë, pa kosto të larta, eficent dhe mbi të gjitha e kryen më së miri punën për të cilën është krijuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>