Analiza

NASA përmbledh etapat e zhvillimit të planetit Mars në YouTube

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
NASA përmbledh etapat e zhvillimit të planetit Mars në YouTube

mars-vidKatër miliardë vite më parë, Marsi do të ishte një vend mjaft i mirë për të kaluar pushimet.

Të paktën kjo është mënyra që duket në një animacion të ri të publikuar në kanalin në YouTube të Qendrës së Fluturimeve në Hapësirë Goddard të NASA-së të mërkurën.

Interpretimi artistik i animuar i Marsit të vjetër fillon me një dukje nga sipër të një liqeni që jep një ngjashmëri të madhe me liqenin Powell të Jutas në SHBA. Pastaj mund të shohim progresin dhe një kalim nga klima e ngrohtë dhe e lagësht e dimrit në një klimë që është më e ftohtë dhe më e thatë.

Qëllimisht nga videoja mungojnë kolonistët nga “Battlestar Galactica” ose nga ndonjë shenjë që tregon jetën – ka dëshmi që uji ishte i pranishëm njëherë në Mars, por deri tani nuk është gjetur ndonjë gjurmë për banorët e mundshëm të planetit Mars.

Më poshtë mund të shihni videon e plotë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>