Lajmet

NASA gjen ujë në hënë

Nov 14 2009
0 Shpërndarje
NASA gjen ujë në hënë

Zbulimi është lajmëruar nga një shkencëtar i këtij projekti Anthony Colaprete, gjatë mesditës në një konferencë për media. “Unë gjendem sot këtu para jush sepse në fakt po, ne kemi gjetur ujë. Dhe nuk kemi gjetur pak, por një sasi të madhe të ujit” deklaroi ai.

Zbulimi është i bazuar në të dhënat preliminare të mbledhura kur LCROSS (Lunar Crater Observation and Sensing Satellite), qëllimisht u rrëzua me 9 tetor në regjionin e përhershëm të mbuluar me hije në kraterin Cabeus afër polit të jugut të hënës.

Pasi goditjes së satelitit, një raketë fluturojë përmes copëzave të formuara nga pluhuri, duke matur sasinë e ujit dhe duke ofruar një mori të dhënash tjera. Ekipi i këtij projekti u koncentrua në të dhënat nga spektrometri i satelitit, që ofroi informatat më të mira rreth prezencës së ujit. Një spektrometër ndihmon të identifikohen përbërësit e materialeve duke ekzaminuar ndriçimin që emetojnë apo absorbojnë.

Megjithëse caku i misionit me vlerë 79 milion dollarë ishte të përcaktohet ekzistenca e ujit në hënë, zbulimet në fushat tjera pritet të paraqiten në hap me progresin e studimit. “Zbulimi hap një kapitull të ri në kuptimin tonë rreth hënës” tha agjencioni hapësinor në një deklaratë për shtyp menjëherë pas fillimit të konferencës.

Michael Wargo, shkencëtarë udhëheqës hënor pranë qendrës së NASA-së në Uashington, tha se zbulimi më i fundit mund të hap misteret e sistemit solar. Ai listoi disa opsione për  burimet e ujit në hënë, duke përfshirë erërat solare, kometat, retë gjigante molekulare ose edhe vetë hënën përmes ndonjë lloj aktiviteti të brendshëm. Ai shtoi se vetë Toka mund të ketë rol rreth kësaj çështje.

“Nëse uji që është formuar apo depozituar është me miliarda vjet i vjetër, këto pengesa polare mund të mbajnë një çelës në historinë dhe evolucionin e sistemit solar, shumë ngjashëm me atë sesi një mostër e bërthamës së akullit në Tokë shpalos të dhëna historike” tha NASA në një deklaratë.

“Përveç kësaj, uji dhe përbërësit tjerë të pranishëm mund të përfaqësojnë burime potenciale që do të mbështesnin eksplorime të mëtutjeshme në hënë”

Lajmet e fundit>