Lajmet

National Geographic ka shtuar më tepër se 500 harta historike në Google

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
National Geographic ka shtuar më tepër se 500 harta historike në Google

hartatNë bazë të një projekti të organizuar së fundmi, është mundësuar vendosja online e më tepër se 500 hartave historike të National Geographic nëpërmjet përdorimit të platformës Maps Engine të Google-it.

Frank Biasi, drejtor i zhvillimit dixhital në National Geographic, është shprehur kështu lidhur me këtë përpjekje: “Për më tepër se 100 vjet, njerëzit kanë koleksionuar hartat tona të printuara në formë reviste dhe tani ato harta kanë humbur nëpër papafingo ose garazhe.”

Biasi gjithashtu ka deklaruar se National Geographic do të shesë ose do të ofrojë me marrëveshje licencimi versionet me rezolucion të lartë të këtyre hartave. Kjo gjë mund të rezultojë në krijimin e biznesit me në qendër udhëtimet ose dekorimet e shtëpive.

Këto janë edhe përdorimet kryesore në të cilat bazohen shitjet e hartave ekzistuese në letër ose të versioneve dixhitale që ofrohen si aplikacione me pagesë në platformën iOS të Apple.

Hartat mund të gjenden në direktorinë e Google Map Engine. Google gjithashtu ka publikuar një hartë të Anglisë mesjetare dhe një tjetër të Republikës Domenikane, të cilat mund t’i shihni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>