Analiza

Navigimi nëpërmjet shfletuesve mobilë arrin për herë të parë në 20%

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Navigimi nëpërmjet shfletuesve mobilë arrin për herë të parë në 20%

Muajin e kaluar 20% të aktivitetit global të navigimit online është gjeneruar nga pajisjet mobile. Sipas kompanisë analitike StatCounter, ky rezultat është i rëndësishëm pasi është hera e parë që kjo kategori në zhvillim arrin raportin 1 në 5.

Gjatë 12 muajve të fundit navigimi global nëpërmjet pajisjeve mobile është rritur me 7% duke arritur në 53% rritje vjetore. Një prej faktorëve që ka ndikuar në këtë rritje është edhe kriza në shitjen e kompjuterëve personalë pasi konsumatorët po blejnë gjithnjë e më tepër smartfonë ose tabletë dhe si rezultat do të shtohet shfletimi online prej tyre.

Deri në përfundim të këtij viti pritet që shitjet e kompjuterëve të reduktohen me 10%, një ulje e konsiderueshme duke marrë parasysh se vitin e kaluar ky treg pësoi një rënie prej 4% krahasuar me vitin 2011.

Sipas StatsCounter, rritja e navigimit nga pajisjet mobile ka rezultuar nga reduktimi i navigimit në pajisjet “desktop” ku sipas kësaj kompanie përfshihen kompjuterët desktop dhe notebook-ët që funksionojnë me Windows dhe kompjuterët Mac që funksionojnë me sistemin OS X të Apple.

Përdorimi i shfletuesve në desktop është reduktuar me 2% gjatë tre muajve të fundit dhe 7% në 12 muajt e fundit. Në shtator të vitit 2009, rreth 7 muaj para se Apple të fillonte shitjen e iPad-it të parë, StatCounter kishte llogaritur se desktop-ët përbënin rreth 98.9% të përdorimit total.

Ndërkohë, Net Applications, një kompani rivale e StatCounter e cila gjithashtu gjurmon shfletimin desktop dhe mobil, por përdor një metodologji të ndryshme duke u bazuar në numërimin e përdoruesve individualë dhe jo vetëm tek aktiviteti online.

Sipas rezultateve të kësaj kompanie, vetëm 13.2% përdoruesve të përgjithshëm unikë ndaj uebfaqeve kliente të saj përdornin smartfonët ose tabletët. Kjo do të thotë se gjatë muajit nëntor, 86.2% e përdoruesve globalë të shfletuesve kanë përdorur kompjuterët personalë.

Bazuar në këto statistika, nuk është e habitshme që prodhuesit e shfletuesve të përqendrohen gjithnjë e më shumë në sektorin mobil. Sipas Net Applications, gjatë muajit nëntor, 60% e përdoruesve të Apple kanë aksesuar versionin e Safari-t për iOS, ndërsa 20% e përdoruesve të Google kanë aksesuar shfletuesin Android dhe versionin e ri të Chrome për Android. Përsa i përket versionit mobil të Internet Explorer është llogaritur më pak se 0.5%. (PCWorld Albanian)

ffie

Lajmet e fundit>