Lajmet

Navigoni Furnizuesin e Lajmeve në Facebook me këto katër shkurtime nga tastiera

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
Navigoni Furnizuesin e Lajmeve në Facebook me këto katër shkurtime nga tastiera

Facebook LawsuitNëse e keni bezdi të përdorni mouse-in për çdo gjë, atëherë ka një zgjidhje. Facebook-u ka të integruar përdorimin e shkurtimeve nga tastiera (shortcuts) për t’i bërë gjërat të rrjedhin më shpejt (në fund të fundit, programuesit vazhdojnë ende t’i përdorin ato në masë për të reduktuar kohën e shpenzuar gjatë punës).

–   Përdorni j dhe k për të kaluar nga një lajm në tjetrin, ashtu si në Google Reader apo Gmail. Pasi keni filluar të përdorni j-në ose k-në, mund të vazhdoni navigimin edhe me tastet e shigjetave.

–   Shtypni c për të komentuar mbi një lajm të përzgjedhur.

–   Shtypni l për të pëlqyer lajmin e përzgjedhur.

–   Shtypni Enter për t’u fokusuar në kutizën e tekstit kur jeni duke bërë një postim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>