Lajmet

Navigoni në faqen kryesore të Facebook me komandat nga tastiera

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Navigoni në faqen kryesore të Facebook me komandat nga tastiera

facebookFacebook nuk disponon një koleksion të gjere të komandave nga tastiera, megjithatë në rast se jeni përdorues fanatikë të këtij rrjeti atëherë përdorimi i komandave ekzistuese do t’ju kursente kohë.

Komandat që përdoren për navigim tek faqja kryesore janë të shkurtra, të përshtatshme dhe është shumë e lehtë të mbahen mend pasi funksionojnë njëlloj për çdo shfletues.

– Për të naviguar poshtë për të lexuar më tepër lajme tek faqja kryesore mund të shtypni shkronjën J ndërsa për të ecur në drejtimin e kundërt përdorni K.

 

– Për të komentuar në një postim të përzgjedhur klikoni shkronjën C.

– Për të pëlqyer ose jo një publikim të caktuar përdorni shkronjën l.

Mbani mend se kur selektoni një postim të caktuar konturi i majtë kufizues do të theksojë ngjyrën e vet për t’ju lajmëruar se ku ndodheni aktualisht. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>