Lajmet

NBA këtë stinë dëshiron të përdor teknologjinë për ndjekje të lëvizjeve

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
NBA këtë stinë dëshiron të përdor teknologjinë për ndjekje të lëvizjeve

NBA dhe Stats LLC lajmëruan për një plan për të instaluar teknologjinë që ndjek lëvizje në çdo hapësirë të NBA-së duke filluar me sezonin e ardhshëm 2013-2014.

Sistemi ndjekës SportVU Player i Stats, platformë kjo që përfshin gjashtë kamera dhe softuer të posaçëm, do të përdoret nga të gjitha 30 skuadrat në NBA gjatë lojës për të incizuar dhe matur lëvizjet e topit dhe të gjithë lojtarët në fushë.

Një rrjedhë e vazhdueshme e të dhënave dhe statistikave inovative do të jetë në dispozicion, duke përfshirë shpejtësinë, distancën, veçimin e lojtarit dhe posedimin e topit për një analizë më të thellë dhe më të saktë.

Së bashku me NBA TV, të dhënat për lojtarët nga SportVU do të jenë në dispozicion për dashamirësit përgjatë NBA.com dhe aplikacionit NBA Game Time.

“Ne jemi një ligë e udhëhequr nga të dhënat, dhe bashkëpunimi ynë i zgjeruar me STATS iu ofron skuadrave dhe dashamirësve tanë qasjen për të zbuluar statistikat novatore,” tha Steve Hellmuth, që është zëvendës president i lartë ekzekutiv i operacioneve dhe teknologjisë në NBA, në një deklaratë.

“Në këtë fushë të informacioneve statistikore, SportVU do të jetë një burim i paçmueshëm për ekzekutivët dhe dashamirësit tanë të pasionuar.”

Shefi ekzekutiv i Stats, Gary Walrath, thotë se “gjuha e re e përditshme e NBA do të jetë për profilet e shpejtësisë, llojet e lojës në mbrojtje, mostrat e mbrojtjes dhe hartat për mbulim të fushës.” (PCWorld Albanian)

NBA

Lajmet e fundit>