Lajmet

NBC dhe Facebook shpalosin planin e tyre për Lojërat Olimpike

Jul 14 2012
0 Shpërndarje
NBC dhe Facebook shpalosin planin e tyre për Lojërat Olimpike

NBC thotë që do të bashkëpunojë me ndërmarrjen Facebook për veçori të reja të dizajnuara për të reklamuar tek përdoruesit e rrjetit social Facebook lojërat olimpike që do të mbahen në Londër.

Ndërmarrjet ditën e mërkurë deklaruan se një faqe NBC Olympics në Facebook do të ofrojë përmbajtje dhe fotografi të veçanta.

Një aplikacion për timeline në Facebook nga NBC Olympics do t’jua mundësojë përdoruesve të rrjetit Facebook që të shpërndajnë material nga garat në lojërat olimpike, në mënyrë që shokët e tyre të jenë në gjendje ta shohin atë material të shpërndarë.

NBC do të shikojë mundësinë e përdorimin të Talk Meter të Facebook, që zbulon se cilat gara ose cilët atletë të Lojërave Olimpike janë duke u përmendur më tepër online.

Facebook tha që do të punojë me NBC-në për t’i bërë segmentet e rrjetit social që të paraqiten në transmetim televiziv të bashkëpunëtorëve të rrjetit dhe rrjetit kabllor. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>