Lajmet

NBC News i kushton një artikull projektit shqiptar të të mësuarit online, ALMOOC

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
NBC News i kushton një artikull projektit shqiptar të të mësuarit online, ALMOOC

almooc-680x365_cRrjeti prestigjioz televiziv, NBC News ka raportuar rreth lançimit të projektit ALMOOC i cili përfshin një platformë online mbarëshqiptare për arsimimin e shqiptarëve kudo që ndodhen. NBC News e ka pikasur këtë artikull ne publikimet e portaleve online teknologjike si PRWeb apo WorldNow. ALMOOC, ndryshe Massive Open Online Courses Albania është një projekt i bazuar në konceptin inovativ të të mësuarit përmes kurseve online me pjesëmarrje të gjerë e të pakufizuar për të gjithë shqipfolësit, i cili u përzgjodh nga gjiganti mediatik NBC News për të njoftuar gjithë opinionin amerikan, por edhe të shqiptarëve që jetojnë atje për këtë projekt të suksesshëm shqiptar.

Artikulli deklaron se ky projekt ka pasur një fillim të mbarë në Kosovë duke shtuar se universitetet si Universum, Iliria, Pjetër Budi dhe Riinvest janë tashmë pjesë e këtij projekti. Pritet që së shpejti kjo platformë të aplikohet dhe në universitete të tjera kosovare e shqiptare. Besohet se në fund të vitit 2014 do të listohen 15 shkolla që do të jenë pjesë e këtij projekti. Një projekt i tillë është aplikuar dhe në shkollat amerikane prestigjioze dhe ka rezultuar tepër i suksesshëm.

Një vëmendje e veçantë në këtë artikull i është dedikuar ndërtimit të ALMOOC duke cituar platformën e specializuar cloud që quhet EDUongo e cila mundëson realizimin e plotë të kësaj forme të re të mësuarit. Raporti ka cituar gjithashtu dhe fjalët e shefit ekzekutiv z. Aliu i cili shprehet tepër i kënaqur që ky projekt është tashmë i mundur dhe për gjithë shqiptarët kudo që janë. Ndërsa drejtuesi i marketingut të projektit ka theksuar rëndësinë e EDUongo, platform pa të cilën ky projekt nuk do të bëhej i mundur. Deri më tani ky projekt ka 10.000 përdorues studentë shqiptar, numër i cili pritet të kapë shifrat e 1 milion në fund të 2015. Duhet të theksojmë se ky është tërësisht një projekt jofitimprurës dhe të gjithë shqiptarët mund të kenë akses falas vetëm më një klikim. Sigurisht që ky raport nga NBC News i ka dhënë më tepër shtysë dhe promovim këtij programi kaq efektiv e të suksesshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>