Lajmet

Ndahet Bitcoin, start i ngadaltë për klonin Bitcoin Cash

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Ndarja e Bitcoin krijoi një konkurrent të ri në industrinë e monedhave dixhitale, megjithatë ngelet më i vjetri më më me vlerë në qarkullim. Ndahet Bitcoin, start i ngadaltë për klonin Bitcoin Cash Photo Source: Reuters

Blockchaini i Bitcoin u nda ditën e Marte duke krijuar një klon të ri të quajtur “Bitcoin Cash,” një monedhë e re virtuale e cila pati një nisje të ngadaltë si rezultat i mungesës së gjërë të mbështetjes për rrjetin e saj.

Iniciativa e nisur nga një grup i vogël minerash kryesisht nga Kina, nuk ishin të kënaqur me përmirësimin e teknologjisë së monedhës e cila duhej të rriste kapacitetin për të përpunuar transaksionet.

Këto minera, të cilët paguhen për kontributin e tyre me fuqi kompjuterike në rrjetin bitcoin, nisën ditën e Marte një monedhës të re ndërsa blockchaini (http://bit.ly/2wkQAnh) i bitcoin ndjek dy drejtime të reja.

Blockchain është një libër financiar online i cili përmban të gjitha transaksionet bitcoin dhe është pikënisja e një mori aplikacionesh financiare dhe të biznesit.

Ndarja e Bitcoin krijoi një konkurrent të ri në industrinë e monedhave dixhitale, megjithatë ngelet më i vjetri më më me vlerë në qarkullim.

U deshën pothuajse 6 orë që të krijoheshin monedha e para Bitcoin Cash pasditen e së Martes. Bitcoin Cash këmbehej me 146.37 dollar sipas bitinfocharts.com ndërsa bitcoin me 2,729 dollar në platformën BitStamp.

Pas ndarjes, Bitcoin Cash përmban të gjithë historikun e blockchainit të bitcoin, duke krijuar të njëjtin numër monedhash. Njerëzit që kishin bitcoin përpara ndarjes, tashmë do të kenë akses në të njëjtën sasi Bitcoin Cash.

Krjimi i monedhave të reja është një proces që pritet të përshpejtohet ndërsa më pak fuqi kompjuterike do të përdoret për të ndërtuar blloqe të reja.

Megjithatë analistët shprehen se Bitcoin Cash mund të mos e ketë të gjatë. “Bitcoin Chash nuk ka zgjidhur problemin e shkallëzimit,” shprehej Ryan Taylor nga Dash Core. “Edhe pse ka filluar rrugëtimin me blloqe më të mëdha, ende i mungon teknologjia e besueshme për tu përshtatur nevojave të një numri masiv përdoruesish.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>