Biznes

Ndahet Motorola

Jan 4 2011
0 Shpërndarje
Ndahet Motorola

Për disa vite me radhë, analistët dhe investitorët kanë argumentuar se Motorola ka pasur mungesë të fokusimit dhe është dashur të bëjë ndarjen. Prej sot e tutje tregu më nuk ka vetëm Motorola, por ka edhe Motorola Mobility dhe Motorola Solutions. E para do të ketë një debutim më të mirë për shkak se si biznes ka pasur një rikthim të fuqishëm falë suksesit të celularëve të saj të linjës Droid që bazohen në platformën e Google, Android.

Motorola Mobility pritet që gjithashtu të shpalos edhe një tablet në CES 2011, që do të mbahet gjatë kësaj jave në Las Vegas. Njësia thuhet se do të quhet Xoom dhe se do të konkurrojë me Apple iPad dhe me të tjerët që janë të pranishëm në këtë treg.

Padyshim që biznesi Motorola Mobility ka një sukses veçse të shfaqur por investitorët nuk e mohojnë se Motorola Solutions është një njësi me sukses më afatgjatë. Por edhe pse tani Motorola ka një produkt të nxehtë tani për tani, celularin Droid, historia ka treguar se konsumatorët mund të jenë shumë të lëvizshëm kur bëhet fjalë për teknologji. Motorola Razr ishte para disa viteve hi teknologjike… pakëz më vonë u zhduk fare.

Motorola Solutions në anën tjetër nuk tingëllon si biznes me produkte emocionuese por rritja e saj do të jetë e qëndrueshme sepse tregu në të cilin do të operojë ajo do të jetë një treg që nuk pritet të pësojë ndryshime, së paku jo në një periudhë të shkutë kohore. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>