Siguri

Ndalet shitja e llogarive të hakuara të iTunes në Kinë

Jan 11 2011
0 Shpërndarje
Ndalet shitja e llogarive të hakuara të iTunes në Kinë

Taobao, shitësi më i madh online i Kinës me 370 milion përdorues ka thënë se ka larguar listimet e produktit, pasi konsumatorët kanë raportuar se disa prej llogarive të iTunes që janë blerë, kanë qenë të vjedhura.

Shumë prej llogarive të shitura në Taobao iu mundësuan përdoruesve të blejnë t ë mira nga dyqani, me çmime shumë të lira Kineze. Disa reklama theksonin blerjen një llogarie të iTunes me vlerë prej 100 dollarë amerikanë, për një çmim prej 8.30 dollarë (55 jen).

Por një analistë i sigurisë tha se llogaritë sipas të gjitha gjasave janë marr prej hakerëve, që kanë qenë duke vjedhur informata nga përdoruesit amerikan. Llogaritë e shitura në Taobao arrijnë me një rekomandim që konsumatorët të bëjnë blerjet brenda 12 orëve pas blerjes së shërbimit. Kjo do parandalonte që bartësit origjinal të llogarive të diktojnë ndonjë gjë, apo para se ata të kenë mundësi të anulojnë informatat e tyre të kartelës së kreditit.

Taobao nuk bëri të ditur se produkte janë larguar, por kërkimet e bëra të martën treguan se qindra produkte të lidhura me shitjen e llogarive nga iTunes janë larguar. Kompania ka thënë se të gjitha listimet janë larguar në interes të ruajtjes së blerësve, ndërsa shitja e “iTunes gift cards” në kuadër të faqes nuk duket se është prekur.

Hakerët mund të kenë marrë llogaritë përmes një metode të zhvilluar për të marr të dhëna të përdoruesve nga kompjuterë personal apo iPhone. Në të kaluarën, mashtruesit ishin në gjendje të vjedhin llogari nga iTunes duke dërguar e-mail mesazhe false që i mashtronin përdoruesit të dorëzojnë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e tyre. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>