Vëzhgim

Ndalni shpenzimet e kota të energjisë elektrike

Mar 3 2009
0 Shpërndarje
Ndalni shpenzimet e kota të energjisë elektrike

Ja një ofertë tepër e mirë për t’u refuzuar. Shpenzoni disa qindra dollarë dhe ndihmoni ambientin. Jeni të interesuar? Sekreti qëndron në mbikëqyrjen e shpeshtë, por megjithatë është një problem që rregullohet lehtë. Merrni faturën e korrentit për pajisjet elektrike që nuk i shfrytëzoni. Megjithëse nuk janë aktive, kompjuteri dhe pajisjet tjera elektrike të lidhura në prizë, harxhojnë energji elektrike dhe jo pak. 

Shpenzimet e kota

Në industri, ky fenomen quhet humbje e kotë e energjisë dhe është e lehtë të shihet pse. Ashtu si mushkonjat që thithin gjakun gjatë natës, pajisjet elektrike të vëna në prizë, thithin energji elektrike edhe pse nuk janë aktive. “Thuajse të gjitha pajisjet në prizë, harxhojnë energji elektrike”, thotë Mark Benstein, drejtor menaxhues në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Instituti i Energjisë. Ekspertët vlerësojnë se ky harxhim i energjisë arrin vlerën prej 5 apo 10% të harxhimeve mesatare vjetore të shtëpisë. Kthejeni këtë përqindje në dollarë dhe do të shihni se shifrat e këtyre shpenzimeve arrijnë në 4 miliardë dollarë në gjithë Amerikën. Kështu të paktën bën të ditur Departamenti i Energjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shumë familje, kjo do të thotë se vlera e këtyre harxhimeve të kota është minimum 130 dollarë në vit. Kjo shifër është më e madhe se vlera mujore e një fature të rregullt energjie për disa njerëz. 

Kështu, unë kam përpiluar një listë të harxhuesve të energjisë, si dhe një pajise e cila ndihmon për të klasifikuar harxhuesit e mëdhenj të energjisë në shtëpi. Sfida e parë është gjetja e fajtorëve. “Nuk ka gjasa që konsumatorët ta dinë se cilat pajisje harxhojnë shumë energji edhe nëse nuk janë ndezur”, thekson Alan Meier, shkencëtar në Lawrence Berkeley National Laboratory, Departamenti i Analizave të Energjisë (LBNL ka zhvilluar dhe mbështet një uebfaqe për kursimin e energjisë në shtëpi, hes.lbl.gov). Ky është vendi ku International’s Kill A Watt EZ (find.pcworld.com/61983) mund t’ju ndihmojë. Aparati gjendet online dhe në dyqanet për riparimet shtëpiake, me një çmim prej 40 apo 50 dollarësh dhe tregon se sa energji shpenzojnë pajisjet elektrike, si dhe çmimin se sa ju kushtojnë. Ustai im personal filloi kontrollimin nga “telekomandat”. Jo më pak se 10 nga ato dhe kjo ishte shenja e parë e telasheve. “Sa herë që shihni një “telekomandë” dijeni se ajo po harxhon energji (varësisht se cilat pajisje kontrollon)”, shton Meier. Shpenzuesit më të mëdhenj janë televizorët plasma, që megjithëse të pa aktivizuar shpenzojnë 165 dollarë energji elektrike në vit. Gjithashtu arrita të identifikoj edhe pajisje të tjera që shpenzojnë energji duke përfshirë këtu edhe kutinë kabllore (10.33 dollarë në vit), televizorin e vjetër CRT (5.16 dollarë në vit), si dhe videoregjistratorin (3.10 dollarë në vit). Këta ishin vetëm disa prej fajtorëve.
Këtu mund të shikoni një listë të pajisjeve që zbuluam në shtëpinë time, si dhe çmimet e shpenzimit vjetor të energjisë që ato bëjnë, azuar në çmimin mesatar kombëtar amerikan prej 11.8 cent për kilovat orë, për konsumimin e secilës pajisje:
• Kompjuter desktop: 6.20 dollarë
• Laptop 2.06 dollarë
• Monitor LCD: 1.03 dollarë
• Ruter pa tela: 4.13 dollarë
• Modem DSL: 5.16 dollarë
• Harddisk i jashtëm me USB:  2.06 dollarë
• Altoparlantë për kompjuter: 5.16 dollarë
• Printer inkjet: 4.28 dollarë
• DVD player: 3.60 dollarë
• Subwoofer: 15.50 dollarë

Edhe gjërat si karikuesi i celularit, shpenzojnë disa dollarë në vit kur lihen të futur në prizë. Këto çmime janë bazuara në pajisjet e mija dhe çmimi juaj mund të ndryshojë.

Riparimet falas

Mund t’i reduktoni shpenzimet duke i hequr pajisjet nga priza kur ato nuk janë në përdorim. Por kjo nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Një DVR i hequr nga priza nuk do të mund ta incizojë programin tuaj të preferuar televiziv kur nuk jeni në shtëpi. Po ashtu, askush nuk do të ketë probleme me vënien dhe heqjen nga priza disa herë brenda ditës të shumë pajisjeve elektrike. Por pajisjet si Smart skrips (find.pcworld.com/61985) mund ta ndjekin shpenzimin e energjisë dhe fikjen e pajisjeve që harxhojnë shumë energji. WattStopper/Legrand’s Isolé Plug Load Control (find.pcworld.com/61982) përfshin një detektor që i ndalë energjinë pajisjeve elektrike kur ato ç’aktivizohen. Pajisje tjera si Belkin Converse mundëson ndaljen e energjisë pajisjeve wireless (find.pcworld.com/61984). Të gjitha këto modele ofrojnë mundësinë “gjithnjë ndezur” për pajisjet si videoregjistratorër dhe ruterët që duhet të rrinë aktivë. Mund t’i shikoni pajisjet si Energy Star që ofrojnë mbështetje jo duke i ndalur tërësisht pajisjet, por duke ua reduktuar shpenzimet për 60 përqind më pak.
 

Lajmet e fundit>