Softuer

Ndalni zhurmën nga tabet në Chrome

Feb 15 2012
0 Shpërndarje
Ndalni zhurmën nga tabet në Chrome

Shkoni tek dyqani i aplikacioneve për Chrome dhe merrni një kopje të shtojcës MuteTab.

Pranoni që do ta instaloni këtë shtojcë duke e shtypur butonin install.

Sapo të instalohet shtojca ajo do të krijojë një ikonë të vogël së bashku me shtojcat ekzistuese.

Kur ju e klikoni këtë ikonë do të paraqiten disa opsione të cilat ndihmojnë në heshtjen e të gjithë tabeve.

Ju mund të zgjidhni për t’i heshtur tabin e tanishëm nëse e dini që do të vijë zhurma.

Nëse jeni duke dëgjuar zhurmë dhe ju keni nevojë për përqendrim në tabin aktual ju mund t’i heshtni të gjithë tabet përveç atij në të cilin jeni.

Përndryshe, ju mund të heshtni një tab të caktuar që ju mendoni se mund të jetë fajtor./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>