Harduer

Ndalohet shitja e Motorola Moto X dhe Moto G në Gjermani

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Ndalohet shitja e Motorola Moto X dhe Moto G në Gjermani

gsmarena_001

Me një urdhër gjykate lëshuar më 8 korrik 2014, trupi gjykues në Manheim të Gjermanisë arriti në përfundimin se Motorola ka shkelur të drejtat e një patente që zotërohet nga firma inxhinierike LPKF në lidhje më një dizajn antene përdorur në smartfonët Motorola Moto X dhe Moto G. Ky vendim jo vetëm që kërkon që Motorola ti paguajë një kompensim firmës gjermane LPKF, por gjithashtu të largojë të gjitha pajisjet e shitura në Gjermani që shkelin patentën në fjalë. 

Motorola, tashmë është një nëndegë e gjigandit kinez të pajisjeve elektronike Lenovo. Smartfonët Motorola Moto X dhe Moto G janë shituar gjatë kohës që kompania ka qenë në pronësi të Google. Nuk dihet nëse LPKF do të ndjekë këtë çështje edhe në shtete të tjera ku është shkelur kjo patentë dhe janë shitur të tilla pajisje, por një gjë është e sigurtë që Motorola me shumë mundësi nuk do të apelojë vendimin e dhënë nga gjykata gjermane. (PCWorld Albanian) 

 

 

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>