Lajmet

Ndaloni përditësimet në Windows 10 për shtatë ditë me Përditësimin e Krijuesve

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Tani pothuajse dy vite më pas Microsoft ka vendosur të tërhiqet dhe me Përditësimin e Krijuesve, përdoruesit mund të ti ndalojnë ato. Ndaloni përditësimet në Windows 10 për shtatë ditë me Përditësimin e Krijuesve Photo Source: ARS

Përditësimi madhor i Krijuesve në Windows 10 ka filluar tashmë të dërgohet për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Ky përditësim masiv bart veçori të shumta të cilat permirësojnë akoma më tutje eksperiencën me sistemin operativ.

Por një prej aspekteve më të kritikuara të Windows 10-ës ka qenë sistemi i përditësimeve. Me Windows 10-ën, humbi edhe kontrolli i përdoruesve mbi përditësimet duke kaluar në një sistem të ri ku përditësimet ishin obligim për të gjithë.

Tani pothuajse dy vite më pas Microsoft ka vendosur të tërhiqet dhe me Përditësimin e Krijuesve përdoruesit mund të ti ndalojnë ato.

Butoni i ri Pause do të bllokojë përditësimet për të paktën 7 ditë nga momenti që e klikoni. Sapo ky afat të ketë kaluar e gjitha do të kthehet si më parë.

Gjithashtu Microsoft është siguruar se nuk mund ti bëni “Pause” përditësimeve çdo shtatë ditë sepse për ta përdorur herën tjetër këtë opsion së pari duhet të përditësoni sistemin.

Për të gjetur butonin “Pause” drejtohuni tek Settings – Update & Security – Advanced Options dhe klikonin butonin “Pause Update.”

Koha e ngelur deri në aktivizimin përsëri të përditësimeve do të shfaqet ngjitur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>