Ja se si

Ndani fotot lehtë me gjithkënd dhe gjithkund

Feb 18 2009
0 Shpërndarje
Ndani fotot lehtë me gjithkënd dhe gjithkund

altEdhe në shekullin XXI, shokët dhe të afërmit premtojnë se do të ndajnë fotografitë e tyre pas një ngjarje të rëndësishme, por rrallë e mbajnë premtimin. Pse? Edhe përkundër ndryshimeve të fundit në teknologjinë e shpërndarjes së fotove, është punë e bezdisshme.
Metoda më e respektuar për dërgimin e fotografive është përmes bashkëngjitjes në e-mail.Por kjo mënyrë kufizon numrin e fotografive që mund të dërgoni dhe zgjedhjen e marrësve. Shërbimet lider për ruajtjen e fotografive, Flickr dhe PicasaWeb, ofrojnë mënyra për të dërguar fotografitë në Web, por popullariteti nuk do të thotë gjithmonë superioritet.
Nëse jeni lodhur duke parë fotografitë më të mira, që humbin cilësinë në ndonjë faqe online , është koha të kaloni më tej shërbimeve bazë të ndarjes së fotografive.
Rrjeti i fotografive
Si edhe shumë shërbime tjera për ndarjen e fotografive, Phanfare (phanfare.com) ju lejon të ngarkoni fotografitë në një album në Web e ta ndani atë me të tjerët. Por Phanfare shton elemente të rrjetit social, që e bëjnë një lloj ure mes Facebook dhe Picasa Web, i kompletuar me albume të grupeve, në të cilat përdoruesit mund të shtojnë fotografitë e tyre. Edhe pse çdokush që ka qenë në udhëtim mund të mos kontribuojë njësoj me fotografitë e tij ose saj në të njëjtin album, por me përshkrime dhe komente.
Phanfare shkëlqen realisht me listën e mundësive të shpërndarjes së fotografive. Shokët dhe anëtarët e familjes mund të shikojnë dhe slide shows. Gjithashtu mund të shkarkojnë lehtë foto individuale ose gjithë albumin në rezolucion të lartë ose të reduktuar. Si shtesë, mund të porosisin fotografitë e printuara nga partnerë si Kodak Gallery, Shutterfly dhe Snapfish.
Në përgjithësi, Phanfare është një shërbim i përkufizuar mirë dhe i lehtë për t’u përdorur. Anëtarët e rinj mund të marrin llogari falas me 1GB hapësirë.  Kalimi në hapësirën e pakufizuar do t’ju kushtojë anëtarëve 55 dollarë për vit. Edhe pse Flickr ka ofertën më të mirë me 25$ në vit për hapësirë të pakufishme, nuk ofron shkarkim në komplet dhe ka më pak mundësi për printim dhe dhurata. Me 30$ ekstra mund të blini një ndërfaqe që është shumë më e lehtë për t’u përdorur, si dhe tiparet e ndarjes me familjen dhe miqtë, që e thjeshtojnë shpërndarjen e fotografive te secili anëtar i grupit që dëshiron t’i marrë, duke ruajtur fotografitë tuaja nga të huajt, që duan të fusin hundët në rrjetin tuaj të shpërndarjes së fotografive dhe t’i shohin.
Shpërndarje automatike
altFlickr, Phanfare dhe Picasa Web, të gjithë kërkojnë nga përdoruesit të ngarkojnë fotografitë në faqet e tyre. Kjo pengesë e vogël dekurajon njerëzit e zëntë të vendosin fotografitë e tyre online. Memeo Share (memeo.com) merr një kthesë tjetër, duke ofruar albume me shpërndarje automatike mes PC-ve.
Pasi të instaloni programin Memeo në PC ose Mac, dizajnoni një apo më shumë dosje që dëshironi të ndani me të tjerët. Aplikacioni ngarkon automatikisht të gjitha fotografitë që ruani (ose shtoni) nga këto dosje në llogarinë tuaj online, mundësish duke ndryshuar madhësinë e tyre për hapje më të shpejtë. Aplikacioni sinkronizon gjithashtu dosjen me kompjuterët e miqve dhe anëtarëve të familjes (Sharing Circle në rrjetin Memeo), që punojnë gjithashtu me programin Memeo.
Nëse merrni fotografi të reja, prapë se prapë duhet t’i importoni manualisht në programin për menaxhimin e fotografive. Për momentin, Memeo nuk ofron ndonjë mënyrë për porositjen e printimit të fotografive (edhe pse kjo mundësi ekziston sipas përfaqësuesve të kompanisë). Kështu që përveç se të ofroni një mënyrë të mirë për të vendosur fotografitë në një rrjet tuajin personal, Memeo Share nuk është zgjedhja më e mirë.
Si Phanfare dhe Flickr, Memeo Share ofron 1GB falas për çdo llogari. Hapësira e pakufishme kushton 5$ në muaj. Mangësia më e madhe mund ë jetë se ky shërbim i kërkon secilit në rrjet të shkarkojë dhe instalojë programin. Phanfare, nga ana e vet, ofron një vegël të ngjashme me Explorer, që është i përshtatshëm për çdo shfletues.
 

 

Lajmet e fundit>