Lajmet

Ndër 10 kamerat kryesore në botë, ajo në portalin ipko.net zë vendin e dytë

Jun 16 2009
0 Shpërndarje
Ndër 10 kamerat kryesore në botë, ajo në portalin ipko.net zë vendin e dytë

Lideri botëror i softuerit, teknologjisë dhe video përmbajtjeve EarthCam, i ka dhënë notë të mirë portalit IPKO për përdorim inovativ të teknologjisë në shërbim të qytetarëve.

Në një panel të kësaj faqe për video përmbajtje, teknologji dhe softuer, është bërë renditja e 10 kamerave më të popullarizuara në botë, ku kamera e portalit IPKO është zgjedhur si kamera e dytë më e mirë në uebin botëror .

“Kriteret për përzgjedhjen e kamerave më të mira në ueb përfshijnë: kualitetin e fotografisë, përmbajtjen unike, dhe arritjet teknike në teknologjinë e kamerave. Këto janë disa nga kamerat që na kanë argëtuar, dhe na kanë mahnitur, duke na lënë pa fjalë”, shkruan EarthCam.

Përmes kësaj kamere vizitorët nga tërë bota mund të shohin qytetin, motin që mbretëron në qytet, horizontin, si dhe trafikun lokal. Kamera rrotullohet për 360 shkallë dhe lëshohet përmes Windows Media Player, në kualitet të jashtëzakonshëm dhe zoom të plotë. Kamera e portalit IPKO është e vendosur në ndërtesën e Radio Kosovës në qendër të Prishtinës.

Përmes kësaj kamere, portali IPKO iu mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të kenë vendlindjen e tyre më afër, duke iu mundësuar atyre që të jenë virtualisht në Prishtinë, ndërsa banorëve lokal u ofron një mundësi të informimit mbi trafikun lokal dhe motin, në një formë shumë informative dhe argëtuese.

EarthCam është lider i njohur botëror në industrinë e teknologjisë, softuerit kompjuterik dhe video përmbajtës në ueb.  Kompania EarthCam mban aleanca strategjike me kompani tjera të njohura si: MSN, Yahoo!, AOL/TimeWarner, ESPN, Ford, CNN, NFL, Weather.com, Discovery.com, Sprint / Nextel dhe Microsoft.

Për më shumë vizitoni http://earthcam.com/topten.php
 

Lajmet e fundit>