Lajmet

Ndërfaqe të ndjeshme në prekje në printerët e Canon

Aug 17 2010
0 Shpërndarje
Ndërfaqe të ndjeshme në prekje në printerët e Canon

Veçoria më e madhe në këto sisteme është pra Intelligent Touch System që inkorporon një ekran LED që ndriçohet kur ju dëshironi të printoni dhe më pas fik sërish veten, duke kursyer në këtë mënyrë në shumë aspekte.

Menaxheri i markës Canon Australia, Beryl Thomas ka bërë t ditur se printerët kompakt PIXMA gjithashtu do t’iu mundësojnë përdoruesve që të prodhojnë kalendarë, imazhe dhe kopertina për CD/DVD.

Canon po tenton të kalojë edhe në vagonin për filma FULL HD me një opsion që do t’iu mundësojë përdoruesve të printojnë atë që dëshirojnë në format Full HD.

Të dy printerët janë të certifikuar me Wi-Fi dhe kanë 9600 x 2400 dpi. Kompania ka theksuar se një imazh 4 me 6 inç pa kufizim, mund të shtypet për më pak se 20 sekonda, por çmimi për një ngjyrë të printimit në këtë kualitet nuk është bërë i ditur.

MG8150 ka edhe një veçori unike për skanim të filmit dhe sllajdeve, duke iu mundësuar përdoruesve që të printojnë nga filma negativ dhe pozitiv (film 35 mm apo sllajde). Edhe MG8150 dhe MG615 përmbajnë sistem individual me gjashtë ngjyra. Siç e thamë edhe më lartë që të dy PIXMA-të, veçohen me pritnim të drejtpërdrejtë në CD/DVD.

MG6150 dhe MG8150 do të paraqiten në tetor përmes të gjithë shitësve të Canon.

Lajmet e fundit>