Lajmet

Ndërfaqja Ubuntu Touch nuk lëshohet më nga Android

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Ndërfaqja Ubuntu Touch nuk lëshohet më nga Android

ubuntutouch22113Versionet testuese që lëshoheshin të ndërfaqes Ubuntu Touch tani lëshohen drejtpërdrejt në Ubuntu, me një ambient të ngjashëm me atë të Android-it.

Kjo tashme lejon përdorimin e aplikacioneve të Android-it nën Ubuntu Touch, që funksionojnë në një mbajtës LXC Linux brenda Ubuntu-s.

Kjo kthen situatën në versionet paraprake të para-lëshimeve të sistemit operativ për smartfonë dhe tabletë. Në versionet paraprake, që ishin në dispozicion nga prilli, Ubuntu u rivendosi në një fushë të ndarë, që ishte shndërruar duke përdorur ndryshimin “chroot”. Skuadra e zhvillimit të Ubuntu-s kështu ka etiketuar ndryshimin “hedhjen e mbajtësit” dhe i referohet lëshimeve të reja si “imazhet e hedhura”.

Sistemi i ri, sipas lajmit të paraqitur, ende nuk është gati në standardin e imazhit paraprak, por zhvilluesit besojnë që është mjaft i mirë për ta bërë kalimin në hapjen e drejtpërdrejtë të Ubuntu-s, që është ajo se si Ubuntu Touch është synuar që të punojë në versionet e mëvonshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>