Ja se si

Ndërlidhni rrjetin Google+ dhe Facebook në një vend

Jul 10 2011
0 Shpërndarje
Ndërlidhni rrjetin Google+ dhe Facebook në një vend

Përpara se ta formoni një rreth tuajin në Google+, me të njohurit tuaj me të cilët jeni mësuar të mbani lidhje të rregullta në Facebook, pse të mos e shtoni edhe rrjetin Facebook brenda Google+? E po, mirë e lexuat: tani ekziston një veçori e cila ua mundëson ndërlidhjen e rrjetit Facebook me rrjetin, e ri, Google+.

Siç u cek edhe më lart, Google+ tani është duke lejuar regjistrimin e vetëm atyre që kanë marrë ftesa për regjistrim, prandaj, derisa të mos i ftoni të gjithë të njohurit në Google+, ia vlen që t’i shihni përditësimet më të fundit që ndodhin në Facebook, brenda rrjetit Google+. Kjo arrihet duke instaluar një shtojcë në shfletuesin tuaj (vlen vetëm për Firefox, Google Chrome dhe Internet Explorer).

Me disa klikime që mund të bëhen lehtësisht, ju mund ta instaloni këtë shtojcë dhe ta përdorni për rrjetin Google+. Ajo se çfarë e bën këtë shtojcë shumë të përdorshme është mundësia për të përditësuar llogarinë tuaj në Facebook nga Google+, pa pasur nevojë që të shkoni në www.facebook.com dhe ta përditësoni atë.

Me pak fjalë mund të quhet si një bashkim i dy rrjeteve, Google+ dhe Facebook, në të njëjtin vend: në Google+.

Klikoni këtu për ta instaluar këtë shtojcë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>