Lajmet

Ndërlikimi i Windows 8 rrezikon sigurinë këtij sistemi

May 6 2013
0 Shpërndarje
Ndërlikimi i Windows 8 rrezikon sigurinë këtij sistemi

Megjithëse është sistemi më i fundit operativ nga gjiganti softuerik Microsoft, Windows 8 sipas disa analistëve iu ka zgjeruar horizontin hakerëve, të cilët në vend se të kenë nevojë që të hulumtojnë për vrima vetëm në një sistem, tani ata i kanë tri dyer të hapura të cilat ndonëse paraqesin një ndërlikim më të madh të sistemit, ato kanë shtuar mundësinë për të qenë pre e sulmeve të personave keqdashës.

Sipas specialistit të produktit A/NZ në Kaspersky Lab, Wayne Kirby, ndërlikimi i sistemit operativ Windows 8 ka rritur dobësinë e tij.

Kjo ndërlikueshmëri është rezultat i tri llojeve të ndryshme të sistemeve operative në të cilat është në dispozicion Windows 8: Windows desktop, Windows RunTime dhe Windows RunTime që punon në sistemet e bazuara në ARM.

Kirby tha që kjo qasje ka rritur dobësinë e sistemit operativ teksa qasja për shumë lloje të sistemit operativ iu ofron hakerëve më tepër vende për të gjetur dobësi për të shfrytëzuar.

“Sepse përmban tri probleme, ai e lë portën hapur për një hapje shumë të gjerë për rrugët në sistem,” tha ai.

Një tjetër dobësi të cilën e identifikon Kirby në Windows 8 është paraqitja e qasjes së vetme.

“Me një konsolë uebi, ju tani mund të qaseni dhe të keni të drejta të administratorit lokal në një kompjuter të largët, të shkoni aq larg sa të manipuloni regjistrat në kompjuterë,” tha ai.

“Kjo e lë atë të hapur për shumë dobësi.”

Arsyeja se pse ndërmarrja Microsoft ka provuar që të përdorë këtë qasje të re, është që të tërheqë më tepër zhvillues.

Plani i Microsoft-it që sistemin Windows 8 ta bëjë të gatshëm në disa lloje, siç duket ka qenë me pasoja jo-produktive, që mund të rrezikojnë sigurinë e përdoruesve, e në mesin e rreziqeve është edhe fitimi eventual i qasjes së hakerëve në të dhënat personale të ruajtura të përdoruesit që sulmohet në SkyDrive.

“Pasi SkyDrive është i vendosur në sistemin operativ, ai është njëri nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë së të dhënave personale në një sistem të ri operativ,” tha ai.

Qasja në SkyDrive në fakt është në dispozicion tashmë edhe në Windows 7 dhe sisteme të tjera operative, por Kirby donte të thoshte që ai është i ndërtuar posaçërisht në Windows 8. (PCWorld Albanian)

smaller windows 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>