Biznes

Ndërmarrja kineze Baidu blen dyqane lokale të aplikacioneve për 1.9 miliardë dollarë

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Ndërmarrja kineze Baidu blen dyqane lokale të aplikacioneve për 1.9 miliardë dollarë

“Makina” më e madhe kineze e kërkimit, Baidu, është duke planifikuar që të blejë dy dyqane të aplikacioneve që kryesojnë në vend për 1.9 miliardë dollarë, teksa ndërmarrja mundohet që të zgjerojë praninë e vet në hapësirën mobile të internetit.

Baidu gjatë të hënës tha që ka nënshkruar një kontratë për të blerë 91 Wireless Websoft, një degë e zhvilluesit kinez të lojërave online NetDragon Websoft.

Si pjesë e marrëveshjes, Baidu dhe NetDragon do të negociojnë për kushtet e blerjes më 14 gusht. 91 Wireless menaxhon dy platforma udhëheqëse për shpërndarje të aplikacioneve në Kinë, të quajtura 91 Assitant dhe HiMarket.

Që të dyja këto funksionojnë si dyqane të palës së tretë për aplikacione mund të shkarkohen për smartfonë. Më tepër se 10 miliardë aplikacione tashmë janë shkarkuar përgjatë këtyre dy platformave.

Blerja do të mund të ndihmonte Baidu-n që të ngrihet në tregun mobil të Kinës. Për vite, Baidu ka qenë si ndërmarrja më e madhe e vendit për kërkimet në internet me kompjuterë personalë. Por së fundi, Baidu ka ndërruar përqendrimin e vet, duke u orientuar më tepër në pajisjet mobile, teksa Kina është bërë tregu më i madh në botë i smartfonëve. (PCWorld Albanian)

baidu

Lajmet e fundit>