Analiza

Ndërmarrjet analitike pajtohen për “rilindjen” e përdorimit të Internet Explorer

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Ndërmarrjet analitike pajtohen për “rilindjen” e përdorimit të Internet Explorer

StatCounter dhe Net Applications nuk pajtohen në lidhje me mënyrën më të mirë për të matur përdorimin e shfletuesve, por për muajin gusht, këto dy ndërmarrje u pajtuan në një gjë: Shfletuesi Internet Explorer i Microsoft-it kishte një rigjallërim në përdorim.

Dy ndërmarrjet përdorin metoda të ndryshme për të matur përdorimin e shfletuesit: për shembull StatCounter i mat të gjitha shikimet në shfletues në rrjetin e vet të uebfaqeve, ndërsa Net Applications i numëron vetëm gjatë ditës për të provuar krahasimin e përdoruesve në vend të përdorimit.

Si rezutlat, StatCounter e quan Chrome 5 vjeçar të Google si top shfletuesin, por Net Applications ia jep këtë nder Internet Explorer.

Gjatë gushtit, sipas statistikave të lëshuara gjatë ditës së diel, Internet Explorer u duk më mirë në sytë e dy ndërmarrjeve.

Net Applications tregoi që IE arriti praninë që e kishte pasur në janar të vitit 2012, gradualisht duke thënë që disa nga pjesët e tregut që i ka humbur ka qenë si rezultat i vendimit të Microsoft-it për zgjim të zhvillimit të pushuar të shfletuesit një dekadë më parë.

StatCounter paraqiti një rënie të vazhdueshme të Microsoft-it, deri në gusht, kur IE arriti të marrë 25.6 për qind, në krahasim me 24.5 për qind sa i kishte në korrik. Në shikim të kësaj ndërmarrjeje, Chrome pati një rënie nga 43.1 në 42.8 për qind dhe Firefox pësoi edhe më shumë rënie, nga 20.1 në 19.3 për qind. (PCWorld Albanian)

PC browser

Lajmet e fundit>