Harduer

Ndërmarrjet nga Japonia janë duke prodhuar shumë pjesë për iPhone 5S dhe 5C

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Ndërmarrjet nga Japonia janë duke prodhuar shumë pjesë për iPhone 5S dhe 5C

Me gjeneratën e re të iPhone-ve që pritet të lëshohet këtë muaj, prodhimi në Japan Display, TDK dhe ndërmarrje të tjera, sipas të përditshmes për biznes Nikkei, është në nivel të lartë.

Japan Display, që është një bashkues i produkteve të madhësisë së vogël dhe të mesme të Sony-it, Hitachi-it dhe Toshiba-s, është në “prodhim me kapacitet të plotë” ka thënë në një raport Nikkei gjatë të enjtes.

TDK, që furnizon Apple me mbështjellës të induktorit, ka rritur prodhimin këtë verë për të ofruar sasinë e nevojshme për pajisjet e reja iPhone që pritet të lajmërohen në një ngjarje të Apple, që është planifikuar të mbahet më 10 shtator.

Raporti thekson po ashtu një analist nga IHS, i cili tha që nëse shitjet e modeleve të reja të iPhone janë të qëndrueshme, kjo do të mund të udhëhiqte drejt çmimeve më të larta për memoriet flash. Toshiba është furnizues madhor i memorieve flash për ndërmarrjen Apple.

Por nuk kemi vetëm lajme të mira. Furnizuesit në Japoni janë të shqetësuar rreth të qenit shumë të varur në Apple, tha Nikkei. Kjo mund të çojë në një rënie të mprehtë të prodhimit kur shitjet e produkteve të Apple të shënojnë rënie.

Përveç të tjerash, një raport gjatë të mërkurës nga Digitimes Reserach tregoi që shitjet e iPhone 5 kanë rënë për 6.2 milionë njësi në tremujor, teksa konsumatorët presin lëshimin e gjeneratës 5S dhe 5C. (PCWorld Albanian)

ios-6-iphone-5

Lajmet e fundit>