Lajmet

Ndërmerret nismë e re për të sjell femrat në shkenca kompjuterike

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
Ndërmerret nismë e re për të sjell femrat në shkenca kompjuterike

53a2b59152994.preview-620Diana Navarro e cila e pëlqen programimin, nuk është e frikësuar që të pranojë këtë gjë si preferencë. Por 18 vjeçarja nga Universiteti Rutgers e di që në drejtimin shkenca kompjuterike, në të cilën ajo synon të diplomohet, ajo është një anomali: shkrimi i softuerit për të zhvilluar programe kompjuterike në vitin 2014 është – më tepër se kurdoherë më parë, një botë e meshkujve.

“Ne jetojmë në një kulturë ku jemi të zhbindura për të bërë gjëra që janë teknike,” tha Navarro. “Vajzat më të reja i shohin meshkujt, jo gratë, duke bërë gjërat në teknologji, programim dhe shkenca kompjuterike.” Më pak se një për qind e vajzave nga shkollat e mesme mendojnë që shkenca kompjuterike është pjesë e të ardhmes së tyre, ndonëse është njëra nga fushat me rritjen më të madhe në SHBA gjatë ditës së sotme dhe sipas parashikimeve nga Byroja Federale e Statistikave, deri në vitin 2020 parashikohen të jenë të nevojshme 4.2 milionë vende të punës në lidhje me këtë drejtim.

Këtë javë Google, me një makinë që nuk ka shofer dhe me syze për shfletim të uebit, i ka shfaqur një pamje të hershme Associated Press se si përpiqet që të rris numrin e femrave në fuqinë e vet punëtore, duke lëshuar një fushatë gjatë të enjtes që quhet “Ndërtuar me Kod”. Nisma fillon me një video prezantuese të vajzave që takojnë presidentin Obama, duke vizatuar mbishkrime dhe duke bërë gabime përreth. Narratori thotë: “Ju jeni një vajzë që e kupton që bitët ekzistojnë të jenë të bashkuar. Kur mësoni të kodoni, ju mund të lidhni çfarëdo gjëje që ju mungon. Dhe duke e bërë këtë gjë, ju do të rregulloni diçka, ose ndryshoni diçka, ose shpikni diçka, ose ekzekutoni diçka dhe ndoshta kjo është se si ju do ta luani bitin tuaj në këtë botë.”

Një uebfaqe përmban disa femra si mostra që mund të merren si shembull pasi që shkruajnë softuerë për të dizajnuar pëlhura ose për të përgatitur koreografinë e vallëzimeve. Në të ndodhen mësime të thjeshta, argëtuese të synuara për femra dhe një direktorium i programeve koduese për femra.

Gjiganti i kërkimit është duke ofruar po ashtu 50 milionë dollarë grante dhe bashkëpunim me “Femrat që Kodojnë, që është një organizatë jofitimprurëse e hapur në vitin 2012 që mban institute kodimi për femra gjatë verës, duke përfshirë njërin institut të tillë që ndihmoi Navarro-n që ta gjejë pasionin për teknologjinë. Një testim paraprak i bërë nga mësimet e kodimit online nga Google gjatë kësaj jave ishte cilësuar si “i shkëlqyer” nga Carmen Ramirez y Proter, 11. “Nuk është shumë i ndërlikuar. Është i thjeshtë dhe argëtues dhe vërtet i shkëlqyer për të parë se si bëhen gjërat kur i përfundoni,” tha ajo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>