Ndërpehet shërbimi i domenit WikiLeaks.org

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
Ndërpehet shërbimi i domenit WikiLeaks.org

Shërbimi i Dynamic Network Services, EveryDNS.net, ka ndërprerë emrin e domainit të WikiLeaks.org sepse sulmet e DDoS (Distributed Denial of Service) ndaj WikiLeaks “kanë, dhe do të kenë sulme të ardhshme, që kërcënojnë stabilitetin e infrastrukturës së EveryDNS.net, e cila mundëson qasje për pothuajse 500,000 faqe tjera, “ tha kompania në faqen e saj.

EveryDNS.net tha se ka njoftuar WikiLeaks me e-mail, Twitter dhe funksione të chat-it përmes uebfaqes së WikiLeaks.org se emri i domeinit do të përfundojë brenda 24 orëve (Kjo periudhë 24-orëshe përfundoi më 2 dhjetor).

“Çdo joproduktivitet i internetit në uebfaqen e WikiLeaks.org ka rezultuar në dështimin e saj për të përdorur një tjetër shërbim të provajderit DNS,” tha EveryDNS.net.

WikiLeaks ka vënë një shërnim në Twitter duke thënë, “Domaini i WikiLeaks.org është mbytur nga EveryDNS.net e SHBA-së pas pohimit të sulmeve në masë,” dhe përkrahësit kërkuan që WikiLeaks të mbahet me donacione të vazhdueshme.

WikiLeaks është akuzuar për publikimin e dokumenteve të klasifikuara në SHBA, duke përfshirë edhe video dhe dokumente nga luftërat në Irak dhe Afganistan, si dhe informatatt e ndjeshme që u dërguan në mes të ambasadave të SHBA dhe të Departamentit të Shtetit. WikiLeaks vazhdon të postojë informata të ndryshme./pcworld.al

Lajmet e fundit>