Lajmet

Ndërprerja masive e energjisë muajin e kaluar në Kiev rezultat i një sulmi kibernetik

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Një shkëputje energjie muajin e kaluar në kryeqytetin Ukrainas Kiev është shkaktuar nga një sulm kibernetikë tha furnizuesi Ukrenergo ditën e Mërkure. Ndërprerja masive e energjisë muajin e kaluar në Kiev rezultat i një sulmi kibernetik Photo Source: Reuters

Kur Kievi u përball me një shkëputje masive në datat 17-18 Dhjetor të vitit që lamë pas, Ukrenergo dyshonte tek një sulm kibernetikë dhe thirri hetuesit për të zbardhur çështjen.

Detajet e para thonë se sistemi i Qendrës e Kontrollit dhe Menaxhimit të të Dhënave lidhur me linjën 330 kilovat të veriut të Ukrainës u manipulua nga faktor të jashtëm përtej parametrave normal.

Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ekspertët kibernetikë akoma po punojnë për të ndërtuar një kronologji të ngjarjes për të zbuluar llogaritë e komprometuara për të përcaktuar shkallën e ndërhyrjes.

Në komentet e Ukrenergo nuk flitet për ndonjë autor apo i dyshuar. Në Dhjetor të 2015-ës një sulm i ngjashëm kibernetik la pa energji 225,000 persona në Ukrainën Perëndimore pasi hakerat kishte sabotuar pajisjet e shpërndarjes së energjisë. Atë kohë autoritetet Ukrainase akuzonin Rusinë për sulmin.

Në sulmin më të fundit thuhet se hakerat kanë qëndruar të fshehura në rrjetet e Ukrenergo për gjashtë muaj. Të tilla sulme janë shembujt e parë të asaj çfarë hakerat mund të bëjnë në një botë online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>