Lajmet

Ndërpritet domeini i makinës së kërkimit të torrentëve Torrentz.eu

May 27 2014
0 Shpërndarje
Ndërpritet domeini i makinës së kërkimit të torrentëve Torrentz.eu

Offline-520x245Në vazhdën e mbylljes së disa faqeve që përmbajnë torrentë, si isoHunt dhe me bllokimin e Pirate Bay nga disa ISP në disa shtete, makina e kërkimit të torrentëve ka përjetuar një goditje së fundi. Torrentz.eu, që është njëra nga makinat më të mëdha të kërkimit të torrentëve, tani e ka të pezulluar emrin e domeinit.

Siç raporton TorrentFreak, Policia e Qytetit të Londrës ka qenë duke punuar me mbajtësit e të drejtave të autorit për të “rrëzuar faqet që ofrojnë ose lidhen me përmbajtje të piratuar” dhe Njësia Policore e Krimit ndaj Pronës Intelektuale (PIPCU) tani me sukses ka bërë një kërkesë për ta rrëzuar Torrentz.eu.

Torrentz.eu tashmë ishte bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me shumë faqe të tjera me torrentë dhe tani duket të jetë offline për të gjithë. Kjo faqe është ende duke punuar në dy domeine të tjerë, në ccTLD-të për Zvicrën dhe Malin e Zi dhe skuadra e Torrentz thotë që nëse nuk mund ta rikthejë pezullimin e domeinit .eu, ai do të kalojë në një regjistrues tjetër të domeinit. (PCWorld Albanian)

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>