Lajmet

Ndërpritet për dy orë me radhë shërbimi Google Drive

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Përveç Drive, edhe Google Classrom kishte probleme. Kjo sepse mjeti për mësuesit dhe studentët përdor shërbimin e Google Drive për të ruajtur përmbajtjet. Ndërpritet për dy orë me radhë shërbimi Google Drive

Google Drive pati probleme madhore gjatë mesditës me orën tonë lokale.

Rreth orës 15:30 shërbimi i Google ishte i pa aksesueshëm duke nxjerrë jashtë funksioni edhe G Suite.

Përveç Drive, edhe Google Classrom kishte probleme. Kjo sepse mjeti për mësuesit dhe studentët përdor shërbimin e Google Drive për të ruajtur përmbajtjet.

Problemi vijoi për të paktën dy orë, diçka e pazakontë për një shërbim të Google. Padyshim pritet që kjo ti kushtojë kompanisë e cila ka bërë përpjekje pafund për të fituar besimin e sipërmarrjeve.

Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë të Drive përjeton probleme. Një situatë e ngjashme ndodhi në Janar. Tashmë shërbimi është rikthyer plotësisht normalitetit dhe Google kërkoi falje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>