Lajmet

Ndërpritet shërbimi i Yahoo Mail për disa përdorues

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Ndërpritet shërbimi i Yahoo Mail për disa përdorues

Në ditën kur përdoruesit e Yahoo ishin duke folur për logon e re të ndërmarrjes Yahoo, Yahoo Mail pati një ngecje dhe nuk punoi gjatë të enjtes për disa përdorues.

Llogaria në Twitter e Kujdesit të Konsumatorëve të Yahoo konfirmoi problemin dhe tha që filloi në ora 4 pasdite, sipas kohës sonë lokale, ku disa faqe që vëzhgojnë statusin e shërbimeve të uebit po ashtu raportuan për ndalesa. Përfaqësuesit e Yahoo-së nuk iu përgjigjën kërkesës për të komentuar në kohën për shtyp.

Nuk është e qartë se sa përdorues u prekën nga ndërprerja; për dallim nga Google dhe Microsoft, Yahoo nuk ofron një panel të shërbimeve për t’i njoftuar përdoruesit në lidhje me probleme të mundshme. Në vend të tij, faqet si DownDetector dhe DownRightNow ndjekin cicërimat dhe ankesat për të matur ashpërsinë e kësaj ndërprerjeje.

Përdoruesit raportuan një mori të problemeve, nga vonesat në dërgim të letrave deri tek pamundësitë e thjeshta për të pranuar letra. Disa raportuan që ata kishin pasur më tepër fat duke pasur qasje në versionin mobil të Yahoo Mail, në m.yahoo.com.

Në qershor, Yahoo më në fund ndryshoi Yahoo Mail, duke kombinuar një pamje më të organizuar dhe më të qartë me mundësinë e Google për të skanuar dhe gërmuar e-mailat e përdoruesve për të dhënat që mund të përdoren për qëllime reklamimi.

Yahoo po ashtu shtoi mundësinë për të dërguar skedarë të mëdhenj përgjatë Dropbox-it. Ndonëse DownDetector ka gjetur disa ndërprerje të tjera të më të vogla të Yahoo Mail gjatë muajve të kaluar, problemi i fundit i madh që është raportuar ishte në vitin 2011, kur një numër i vogël i konsumatorëve ishin pa shërbime të e-mailit. (PCWorld Albanian)

yahoo mail

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>